Hetimi: Artan Santo, i telefonoi Saimir Tahirit 10 min para vrasjes në 0682079524 por ministri e la në pritë

Home » Aktualitet » Hetimi: Artan Santo, i telefonoi Saimir Tahirit 10 min para vrasjes në 0682079524 por ministri e la në pritë

By Redaksia on June 28, 2014. No Comments

Screen Shot 2014-06-28 at 12.25.08 AM

Prokuroria hetimi: Artan Santo, i telefonoi Saimir Tahirit 10 min para vrasjes për ti kërkuar ndihmë në celularin privat 0682079524 por ministri e la në pritë.  Ishte telefonata e fundit. 10 minuta përpara se të ekzekutohej, Artan Santo ka tentuar të lidhej në telefon me ministrin e Brendshëm, Tahiri. Ministri nuk i ka hapur telefonin dhe njerëz të medias që kanë qenë në ato momente me Tahirin konfirmojnë se vetëm pak pas asaj telefonate ka mbërritur edhe lajmi për vrasjen e Santos.

Se cila do të ishte kërkesa e fundit e Santos ndaj një ministri të kësaj qeverie, kjo tashmë mund të merret lehtësisht me mend. Biznesmeni do të kërkonte direkt ndihmën e ministrit për motorin që e ndiqte prej disa javësh dhe që ditën e pardjeshme kishte shpeshtuar parakalimet rreth banesës së Santos dhe rrugëve të mundshme, ku ai do të kalonte.

Në fakt, Tahiri ka qenë mjaft i zënë në ato momente. Ai kishte shtruar një kokteil me gazetarët, ku po i paraqiste atyre suksesin që ai kishte korrur në luftën imagjinare në Lazarat prej nga ku u arrestuan fshatarët dhe u la korridor të lirë për largimin e kapove të trafikut të drogës. Mos realizimi i telefonatës së fundit të Santos ka rezultuar tragjike për jetën e tij. Katër plumbat e vrasësve profesionitë i kanë marrë jetën.

Gazetarët e pritshëm në koktelin e ministrit pohojnë se, janë njoftuar menjëherë për atentatin ndaj Santos. Ata kanë qenë më shumë të përgjegjshëm për përgjegjësinë e detyrës që kishin për të mbuluar këtë ngjarje edhe se vetë ministri. Ata kanë brakstisur kokteilin për t’u përqendruar tek atentati. Po ministri çfarë ka bërë?

Ministri rezulton të mos ketë bërë asnjë nga detyrat imediate që do të bënte çdo ministër i Brendshëm në një ngjarje të tillë. Asnjë masë e marrë nga ai dhe vartësit e tij nuk është marrë për të ndaluar në mënyrë të menjëhershme vrasësit. Përkundrazi, vrasësve u është dhënë koha e nevojshme që ata të largohen. /opozita.com/

Leave a Reply