Isa Mustafa e Fatmir Limaj i vazhdojnë konsultimet për koalicionin e opozitës

Home » Aktualitet » Isa Mustafa e Fatmir Limaj i vazhdojnë konsultimet për koalicionin e opozitës

By Redaksia on June 18, 2014. No Comments

​Isa Mustafa e Fatmir Limaj i vazhdojnë konsultimet për koalicionin e opozitës

Lideri i LDK’së Isa Mustafa është takuar me kryetarin e Nisma për Kosovën Fatmir Limaj.

Nëpërmjet rrjetit social Facebook, Mustafa tha se me Limajn biseduan për proceset aktuale.

“Sot u takova edhe me z. Fatmir Limaj dhe biseduam për proceset aktuale”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ndërkohë, Mustafa ka treguar se marrëveshja në mes të LDK’së, AAK’së dhe NISMA është mirëpritur nga Kryesia e LDK’së.

Ja shkrimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Miq të nderuar,

Sot kishim një takim të radhës së Kryesisë së LDK-së, në të cilin trajtuam ecuritë pas arritjes së Marrëveshjes ndërmjet LDK-së, AAK-së dhe Nisma-s. Kryesia mbështeti plotësisht veprimet , të cilat po ndërmerren për ta jetësuar marrëveshjen dhe për t’i siguruar vendit një qeverisje të mirë nga këto subjekte në të ardhmen. Do ta thellojmë partneritetin me miqtë tanë për të quar përpara proceset e integrimeve në BE dhe për të ndërtuar marrëdhënie të miqësisë së mirë si dhe do të zhvillojmë projekte ekonomike, të cilat do të sigurojnë stabilitet të vendit dhe mirëqenie për qytetarët tanë. Sot u takova edhe me z. Fatmir Limaj dhe biseduam për proceset aktuale.

Leave a Reply