Kosova votoi ndryshimin, JO Hashimin

Home » Aktualitet » Kosova votoi ndryshimin, JO Hashimin

By Redaksia on June 11, 2014. No Comments

Afrim_Krasniqi

Afrim Krasniqi

 Demokracia: vote, procedure apo kompromis? Kosova i pranon te gjitha! Ne demokraci fiton vota? A mund te kete nje qeveri pertej votes se pare elektorale? Ne Itali zgjedhjet fituan individe te tjere por kryeminister u be Renci. Sepse politika shpesh funksionon si real-politike. Ne Greqi palet votuan ndryshe por koalicioni midis dy partive ishte percaktues. Ne Slloveni e Kroaci ka ndodhur qe partia e pare te vuaje per partnere qeverises dhe keshtu, partite e dyta te bashkohen per krijimin e qeverise. Tani eshte Kosova: fiton qeveria, bashkohet opozita dhe keshtu, krijohet nje shumice tjeter mbi bazen e te ciles demokracia perfaqesuese funksionon! Pse funksionon? Sepse se bashku opozita ka me shume vota sesa qeveria. A nuk ishim keshtu edhe ne ne Shqiperi me 2009 kur nuk krijoi qeveri partia me numrin me te madh te votave por partia me koalicionin me te madh, pra me mandate me shume? Kosova e ka nje produkt publik: Haradinaj eshte nje politikan me i pranueshem, me efektiv, me me energji dhe me konsensual sesa shefi aktual i qeverise. LDK merr presidencen qe vjen pas mandatit aktual. Do te thote, nuk ka zgjedhje direkte nga populli, por vijojme me zgjedhje ne parlament! Vetvendosja me njeren kembe ne pushtet dhe tjetren ne opozite! Dhe ka Prishtinen! A mjafton kjo? A eshte demokracia vote, procedure, bisedime, kompromise dhe perfaqesim? Kjo marreveshje thote PO. Praktika te tilla gjenden shpesh ne vende ku demokracia perfaqesuese eshte ende eksperimentale dhe ku palet politike kane diferenca minimale midis tyre. Kushtetuta i jep te drejte kesaj formuale. Qytetaret e mesuar me praktika te tilla koalicioni edhe ne te shkuaren jane te gatshem te pranojne gjithcka ofrojne korridoret e politikes. Sido te shkojne bisedimet, Kosova beri zgjedhje, fitoi standardet e zgjedhjeve por zgjedhjet nuk ofruan ndonje zgjidhje te qendrueshme dhe afatgjate! Dhe kur zgjedhjet nuk behen dot zgjidhje demokracia mbetet e brishte, institucionet mbeten te brishta, Kosova politike mbetet ende e brishte, dhe vizioni qytetar per politiken vijon te jete i brishte! Shpesh pushteti nuk eshte qellimi i vetem, thenie qe vlen per demokracite e vlerave jo ne ato ende ne tranzicion!

Leave a Reply