Marreveshja per qeverisje eshte Kushtetuese dhe Hashimi eshte Shah-Mat

Home » Aktualitet » Marreveshja per qeverisje eshte Kushtetuese dhe Hashimi eshte Shah-Mat

By Redaksia on June 11, 2014. No Comments

77006_393452260736069_919355761_n-300x300

Alban Daci, politolog

Po behet nje depat per te interpretuar  ne menyre kushtetuese marreveshjen e bere mes LDK, AAK e Nismes per qeverisjen e vendit.

Se pari marreveshja ne kete faze qe eshte marreveshje politike dhe si e tille nuk ka nevoje per intepretime kushtetuese. Megjithate, sipas parimeve baze te Kushtetues dhe Kartes Europiane te Drejtave te njeriun, cdo individ apo subjekt ka te drejte te asocohet me nje ose disa subjekte te tjera politika. Pra, parimisht marreveshja politike e arritur mes tre subjekteve politike te kosoves eshte Kushtetutes dhe ne parim me te drejtat politike te garantuar edhe nga Karta Europiane e te Drejtave te njeriut.

Se dyti, Neni 95, pika1: Pas zgjedhjeve, Presidenti i Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë”. Pra sic shikohet ky nen mund te kete nje interpretim dualiste, sepse se pari nuk e thekson per marrevshje para apo pas zgjedhore. Se dyti, thote per Partine ose Kualicionin qe ka fituar shumicen e nevojshme ne Kovend per te formuar Qeverine. Nga ky interpretim mund te kemi dy opsione qe te cojne ne te njejten kokluzion. Presidentja e Kosoves mund t’i paraqese Parlamentit, kandidaturen e Thaci per tu votuar si Kryeminsiter. Ne realitetin pas zgjedhor, Thaci nuk i ka numrat per te kaluar testin e Parlamentit. Athere, sipas Kushtetues, nese perberja e propuar e Qeverise nuk merr shumicen e votave te nevojshme, Presidenti i Kosoves, brenda 10 dites emeron kandidatin tjeter sipas te njejtes procedure. Kete rast do te ishte kandidati i Opozites, Ramush Haradinaj qe i ka te gjitha numrat me kaluar testin e aprovimit te Qeverise ne Parlament.  Edhe sikur vendi te shkonte ne zgjedhje te parkoshme, kandidimin e kandaditateve te Opozites me liste te perbashket sic eshte prononcuar z. Mustaf, Lideri i LDK, perseri Thaci nuk do te fitonte zgjedhjet. Kjo situate e re, me shume politike se sa juridike eshte shah-mat per Thacin, i cili tashme e ndjene veten ne Opozite.

Leave a Reply