Mbreti i Spanjës nënshkruan dorëheqjen e tij (Foto)

Home » Aktualitet » Mbreti i Spanjës nënshkruan dorëheqjen e tij (Foto)

By Redaksia on June 18, 2014. No Comments

Mbreti i Spanjës nënshkruan dorëheqjen e tij (Foto)​Mbreti i Spanjës, Juan Carlos, po kalon orët e fundit në detyrë pasi ai ka nënshkruar tashmë ligjin për dorëheqje, në favor të djalit të tij, princit Felipe.

Juan Carlos, 76 vjeç, ka nënshkruar ligjin në një ceremoni në pallatin mbretëror në Madrid, në të cilën kanë marrë pjesë vetëm 160 mysafirë.

Në mesnatë, sipas kohës lokale, Felipe, 46 vjeç, do të bëhet mbret, edhe pse ngjarja nuk do të shënohet në publik deri të enjten në mëngjes.

Juan Carlos ka njoftuar për dorëheqjen në fillim të këtij muaji.

Ai ka mbajtur fronin për afro 40 vjet.

Leave a Reply