Morem statusin: falenderim per Diasporen dhe popullim e jo politikanet

Home » Aktualitet » Morem statusin: falenderim per Diasporen dhe popullim e jo politikanet

By Redaksia on June 24, 2014. No Comments

10433197_791341244231207_1160701999871092811_nEduart Ndocaj, kryetar i FDSH

Te dashur shqiptare, patriote, dua te ndaj me ju gezimin e madh se Shqiperia mori Statusin e Vendit Kandidat, por ne te njejten kohe dua te jap arsyet e mia se kete status e kane marre shqiptaret dhe jo klasa e vjeter politike.
Te dashur miq, ne fillim te viteve ’90 shqiptaret ishin populli i vetem ne ate qe u quajt “Blloku i Lindjes” qe gjate protestave per rrezimin e regjimit me mizore qe kishin njohun, Regjimin Komuniste, nder thirrje historike per kohen ishin e “Duam Shqiperine si Europa”. Ky sllogan historik, deshmoje se shqiptaret ishin perendimore dhe kerkonin t’i ribashkohen familjes se madhe te Europes, te asaj Europe qe me civilizim e historine kemi dhene kontribut te madh per te krijuar identitetin qe sot njihet identiteti europian, bashkim ne diversitet.
Te dashur shqiptare, statusin e kane merituar ata mijera djem e vajza shqiptare qe ne ’90 moren anijen “Valona”, hyne ne Ambasada, moren malin ne Greqi dhe i deshmuan botes gjendjen e mjerueshme te nje populli qe meritonte me shume.
Te dashur miq, statusin e kane merituar mijera djem e vajza te reja qe kane studiuar e kane shkelqyer ne universitetet e Europes, e kane merituar mijera shqiptare qe kane shkelqyer ne sipermarrjet e tregut europian.
Miq te dashur, shqiptaret jane integruar me kohe ne Europe, sepse jane pjese e aktive e tregut europiane te mallrave, shqiptaret e kane merituar me kohe integrimin ne Europe, sepse kane kohe qe jane integruar ne “cittadinanza” europiane duke qene se thuajse 2 milion shqiptare jane rezidente e jetojne prej 20 vitesh ne Europe.
Te dashur miq, historia e Shqiptareve per te shpetuar Europiane nis para se Europa te konceptohej si nje njesi politike. Shqiptaret kane luftuar vazhdimisht kunder hordhive “barbare” jo europiane, duke perfshi edhe serbet qe pushtuan e sakatuan popujt te tere autokton europiane.
Miq te dashur shqiptare, Rezistenca e Skenderbeu e shpetoi Europen nga nje orientalizem te sigurt. Shqiptaret kane merituar te ishin populli iniciues i Europes se Bashkuar, por per fat te keq ne ate kohe ishte nen regjimin me te eger ne bote, regjimin Komunist.
Shqiptaret per fat te keqe ne 20 vite tranzicion paten dhe u qeverisen me politikanet me antieuropian si me kulture profesionale ashtu edhe model politik. Kjo kadegori politikanesh e mbajten peng integrimin tone edhe per keto 20 vite. Megjithate, vendimi i BE per t’i dhene statusin Shqiperise, eshte nje vendim politik dhe jo meritokratik.
Ka edhe disa ceshtje nderkombetare qe ndikuan qe BE te reflektonte kundrejt Shqiperise. Se pari, ceshtja e Ballkanit, qe nuk po gjene qetesi, me nje Greqi ne Krize, me nje Serbi te paintegruar, me nje Rumani shume Europiane, me nje Turqi ne tranzicion politik, me nje Maqedoni jo Stabel, me nje Kosove qe rrezikon te kthehet ne Berlin. Ngjarjet e Rusise me Ukrainen si dhe rasti i Sirise. Te gjithe keto elemente binden BE, qe duhet te jete me e bashkuar se kurre e duhet te jete me e vendosur per te mbrojtur zonen e saj, ate qe njihen continenti Europiane e ku Shqiperia ndodhet ne Porten e Jugut, ose sic e ka quajtur Duce, Butrinti eshte Porta e Perendimit.
Te dashur miq, morem Statusin e kjo eshte nje vleresim per Kombin tone e per historine tone, megjithate, integrimi i plote kerkon shume sfida qe kane te bejne me reformen ne Drejtesi, ne administrate dhe ne luften kunder krimit e trafiqeve. Realizimi i ketyre objektivave kerkon nje rinovim te plote te elites politike e nje perfshirje te Diaspores ne Qeveri ne shenje respekti e mirenjohje per kontributin e madh qe kane dhene ne keto 100 vite qe Shqiperia te mbetet ne Perendim, atje ku ka qene gjithmone me teresi territoriale, kulture, civilizim e organizim politik.

Leave a Reply