Muri i Berlinit po ndertohet ne Mitrovice

Home » Aktualitet » Muri i Berlinit po ndertohet ne Mitrovice

By Redaksia on June 22, 2014. No Comments

77006_393452260736069_919355761_n-300x300Alban Daci

Ngjarjet e sotme, po deshmojne ngjarjet e ngjashme me ato te fillimit te ndertimit te Murit te Berlinit nga sovjetiket dhe ndarjen e Berlinit dhe Gjermanise ne dy pjese. Sot, Mitrovica u perfshi per te disaten here ne protesta te dhunshme, por me dallim me radhet e tjera kete here ishin shqiptaret qe po protestonin. Serbet, me idene e Parkut te Gjelber, praktikisht nga ana tjeter e lumit po ndertojne ate qe do te jete muri ndares i Mitrovices dhe i Kosoves. Situata aktuale e paszgjedhore e Kosoves, po shfrytezohet me se miri nga serbet per te bere de facto ndarjen perfundimtare te Mitrovices e te Kosoves. Ato po ndertojne murin e kesaj ndarje e as kush nuk po i pengon. Nuk po i pengon as VV, qe eshte e angazhuar me ceshtjen e kualicioneve, nuk i ndalon dot as Thaci se ka merak se mos del ne Opozite e nuk po i ndalin as nderkombetaret se kane halle te tjera emergjente, sic eshte situata e xhihadisteve ne Irak, apo problemi i Ukraines me Rusine. Pra, serbet si grabites te vjeter dhe dredharak te perkryer po e shfrytezojne me se miri kete situate per te realizuar politikat e tyre ne Kosove. Ju bej thirrje subjekteve politike te Kosoves, qe sa me shpejt te jete e mundur, ne interesa kombetare te zgjidhin ceshtjen e qeverisjes e te marrin nen kontroll territorin e Republikes. Thaci, nuk duhet ta shikoje si dicka tragjike opoziten, ne demokraci ka edhe pozite dhe opozite e vetem ne komunizem apo ne diktatura ushtarake ka pozita te perhershme. Nese, Nisma, LDK dhe AAK kane vendosur dhe kane numrat per te qeverisur Kosoven, le ta bejne sa me shpejt qe eshte e mundur, para se shume ngjarje te behen de facto e qe do te jete shume e veshtire per t’i rikthyer ne situaten e meparshme. Sot, eshte de facto se serbet po ndertojne murin e ndarjes se Mitrovices e Kosoves. Politika kosovare duhet te ndjek me shume interesat kombetare e per kete duhet menjehere te fillojne negociatat per krijiminn e qeverise se re. gazetaarberia.com

Leave a Reply