Ngjela: Artan Santo e vrane per banken apo televizionin

Home » Aktualitet » Ngjela: Artan Santo e vrane per banken apo televizionin

By Redaksia on June 26, 2014. No Comments

spartak-ngjela-300x237

Nga Spartak Ngjela

Shok shoqeror ne Tirane e kudo… Sot ne mengjes dy vrases me pagese vrane Artan Santon; Drejtor Ekzekutiv i Bankes Credins. Ç’eshte ky tmerr qe e ka pushtuar kete vend? Si mund te vritet drejtori i nje banke dhe aksioner kryesor i nje televizioni kombetar? Perse e vrane; per Banken apo per Televizionin. Vrasesit jane diktuar qe jetojne rreth Fushekrujes. Vetem kaq. Krimi sot mund te godase kedo, se ndihet i mbrojtur. Artan Santo ka teper gjase te jete seriali i pare i vrasjeve. Kot e mendoni krimin ne rruge: ai eshte ne qarqet e larta te sektoreve te ndryshem te jetes shoqerore. Ç’pune ka krimi i rruges me drejtorin e nje banke? Jo… e vrane ose ata te fuqishem qe duan te fshehin diçka…ose ata te tjeret qe kane dashur te marrin dicka… Policia ka detyre morale; politike dhe historie qe te kape killerat e paguar dhe paguesit qe kane dashur te fshehin ose te marrin dicka.
Artan Santo bankier i shkekqyer, i ditur dhe human…demokrat ne ide dhe human ne veprim… poet i heshtur dhe fnancier krijues…i dashuruar pas tregut dhe lirise, modern dhe ithtar i Qyteterimit Modern… Ti miku im i veçante, me lejo qe, bashke me dhimbjen time, te te uroj qetesine eterne… Qofsh i kujtuar ashtu siç me dhimbje ju pershkrova realisht ne kete shkrim permorteje… Do te kujtoj gjithmone si te gjalle miku im… LAMTUMIRE..

Leave a Reply