Oktapodi ka shume tentakula. Mozaiku u plotesua!

Home » Aktualitet » Oktapodi ka shume tentakula. Mozaiku u plotesua!

By Redaksia on June 20, 2014. No Comments

endira

Nga – Endira Bushati

Sot, gjyqtari Artan Lazaj vendosi pezullimin tim nga detyra.

Me nje skeme ne perfeksion, mazhoranca e re dhe Digitalb e Top channel realizuan qellimin e shprehur qe ne shtator 2013!

Digitalbi ka bere nje kallezim penal ndaj meje per shperdorim detyre me 1 prill 2014, pak dite pas kercenimit me jete qe me beri administratori i DGA, Alban Jaho per terheqjen e nje shkrese, permes se ciles une i kerkoja zbatimin e ligjit. Konkretisht, une i percillja pergjigjen e Zyres Shqiptare te te Drejtave te Autorit, e cila theksonte se DGA duhej te regjistronte dhe certifikonte kontratat dhe nuk kishte te drejta ekskluzive mbi kanalet kombetare Tch dhe Klan.

Kete kallzim timin, prokurori Dritan Nushi e pushoi.

Pak dite me pas, Digitalb beri kallzimin ndaj meje, ne pretendimin se me mosveprime, nuk kisha luftuar piraterine televizive. Pas fazes se kallzimit, prokurori Enklid Gjini regjistroi procedimin penal, pavaresisht shpjegimeve te mia. Procedimi penal u regjistrua me 23 Maj 2014. Avokati im e merrte ne telefon prokurorin cdo dite per te dhene shpjegimet e mia. Por jo! Prokurori nuk kishte kohe per shpjegimet e mia! Pas rreth nje muaji nga regjistrimi i procedimit penal, prokurori “kujtohet” qe une mund te manipuloj provat ne institucion dhe prandaj duhej te pezullohesha. U gjet java kur pikerisht gjyqtar i gatshem per masat e sigurise ishte Artan Lazaj, anetar i PS ne KQZ gjate 2009-2012.
Skema perfekte!

Gjate seances, prokurori nuk provoi nje shkrese te vetme apo ankese per te cilat une nuk kisha vepruar administrativisht!

Nuk argumentoi pse gjate nje muaji nuk “kishte pasur kohe” per te marre arkiven e institucionit!

Nuk tha asgje kur une i paraqita dy shkresa ku i ktheja pergjigje DGA, qe ankesat e tij nuk do te merreshin parasysh nese kontratat e tij nuk ishin te regjistruara nga ZSHDA! Hajduti bertet qe i eshte vjedhur gjeja e vjedhur!

Gjyqtarit nuk i interesoi sigurisht qe DGA bllokon shtetin shqiptar per internetin 4 G, sepse ka qe nga 2004 qe zapton frekuencat e destinuara per keto sherbime.
Nuk i interesuan as veprimet abuzive te Milena Haritos per zvarritjen e ketij procesi ne sherbim te interesave te DGA! Milena Harito ka frike t’i thote DGA qe nuk eshte e mundur te kemi me shume se 3 rrjete kombetare dhe ka thirrur ekspertin e ITU (Organizata Boterore e Telekomunikacioneve) qe t’ua thote!

Vendimi u mor per 7 minuta, nderkohe qe une fola 4 ore. Madje, gjyqtari ma nderpreu fjalen kur thashe “une e di qe flas kot” sepse “fyeva dhe paragjykova” trupin gjykues.

Te dashur miq,

Prokurori mund te kerkonte mase sigurie dhe arrest me burg, por kjo mase nuk bente pune! Pezullimi nga detyra ishte masa e duhur dhe u gjet gjyqtari i duhur!

Ketu nuk ka ceshtje! Ceshtja ishte pezullimi nga detyra! Nese une jap doreheqjen e parevokueshme, ceshtja me siguri pushon se “faktet nuk perbejne veper penale”!

Cfare ka mafia me shume?

Me t’vra!

Leave a Reply