Per shqiptaret nuk ka vellazeri fetare, por vetem kombetare

Home » Aktualitet » Per shqiptaret nuk ka vellazeri fetare, por vetem kombetare

By Redaksia on June 16, 2014. No Comments

77006_393452260736069_919355761_n-300x300Alban Daci

Feja po deperton ne menyre te vrullshme ne shoqerine shqiptare. Cdo gje qe eshe e vruellshme, eshte e pakontrollueshme dhe per rrjedhoje edhe me pasoja ne terren. Kur shiu eshte i vrullshem shkakton shkaterrime. Kur lumi eshte i vrushem shkaterron cdo gje qe gjen para. Keshtu eshte edhe rasti i fese ne Shqiperi. Besimet shqiptare fetare, per fat te keq kane humbur traditen e zhvillimit kombetar, dhe po importohen sipas modeleve e shoqerise nuk kane asgje te perbashket me ne. Ketu te kemi parasysh rastin e Kishes Ortodokse dhe ceremonine e Katedrales. Besimet fetare ne Shqiperi nuk drejtohen nga shqiptaret e per rrjedhoje nuk dihet se kush eshte misioni i tyre e cfare fshehet pas tyre. Radikalizmat po rriten me shpejtesi, qe kane natyre fanatike fetare qe synojne te cenojne shtetin laik, shtetin e se drejtes me te cilin eshte identifikuar Shqiperia ne keto 100 vite. Shoqeria shqiptare ka boshlliqe te medha qe lidhen me mungesen e funksionimit te institucioneve shtetetore, arsimi ne nivelet me qesharek, rritja e analfabetizmit e te gjitha keto krijojne kushtet per rritjen e nje forme radikale besimi fetar, i cili nuk kalon permes racionales e tradites shqiptare. Kjo ka bere qe shqiptaret te fillojne te ndahen ne vellezer sipas besimeve fetare. Kjo optike e brendshme, krejt e gabuar ka filluar te reflektoje ne marredheniet me jashte te Shqiperise e shqiptareve. Pershembull shqiptaret myslimane ndjehen vellezer me turqit, ortodokset ndjehen vellezer me greket e katoliket me italiane. Kjo nuk reflekton traditen shqiptare, e cila lidhjen vellazerore e identifikonte vetem me linjen e gjakut e jo me besimin fetar. Sipas linjes se gjakut, te gjithe ata qe kane gjake shqiptare jane vellezer, pavaresisht besimit fetar qe ato kane. Linja e gjakut, qe simbolizon kombin duhet te jete linja kryesor qe i bashkon shqiptare. Gjithashtu, po kjo linje duhet te reflektoje edhe ne marredheniet me jashte, sipas te ciles shqiptaret nuk kane vellezer fetar ne rajone, por kane vetem vellezer strategjik, qe ndajne te njejtat interesa dhe kane te njejtat optike per te ardhmen.

Leave a Reply