Rusia po dërgon tanke shtesë në Ukrainë

Home » Aktualitet » Rusia po dërgon tanke shtesë në Ukrainë

By Redaksia on June 20, 2014. No Comments

​Rusia po dërgon tanke shtesë në Ukrainë

​Një zyrtar amerikan ka thënë se Uashingtoni ka informacione se Rusia është duke u përgatitur për të shpërndarë tanke shtesë për separatistët në lindje të Ukrainës, që aktualisht po luftojnë me forcat e qeverisë qendrore.

“Kemi informacione se tanke shtesë janë nisur dje nga pjesa jugperëndimore e Rusisë”, ka thënë një zyrtar i lartë i administratës nën kushte anonimiteti.

Zyrtarët ukrainas kanë njoftuar të premten Bashkimin Evropian dhe diplomatët e G7’ës, grupit të vendeve më të industrializuara, për pajisjet ushtarake, për të cilat Kievi thotë se Rusia u ofron separatistëve, ka thënë i njëjti zyrtar amerikan.

Leave a Reply