SI LINDI KISHA ORTODOKSE PAVARUR KOMBETARE SHQIPTARE

Home » Aktualitet » SI LINDI KISHA ORTODOKSE PAVARUR KOMBETARE SHQIPTARE

By Redaksia on June 25, 2014. No Comments

17  Noli

PERGJIGJE LIBRIT TE ANASTAS JANULLATOS ME TITULL HISTORI E KISHES NGA 1990/

Nga At NIKOLLA MARKU*/

Ne Foto: At Fan S Noli- Perpjekje per Kishen e Pavarur Shqiptare nisen ne Amerike. Shqiptarët krijuan një shoqëri fetare në Shtator 1907, me emrin “Nderi Shqiptar” dhe zgjodhën një komision, që ai ta lidhte shoqërinë e Usterit me emigrantët e Natikut, Marlboros, Bostonit, Detrotit etj. Ky ishte hapi i parë për një Kishe Ortodokse Shqiptare të pavarur në emigracionin e Amerikës./

Me shkrirjen e patriarkanes se Ohrit dhe kalimi i varesise se kishes ortodokse direkt nga Kostandinopoli, pas Janarit te vitit 1767 (influencuar edhe nga rezultatet e lufterave ruso-turke), u vu re nje perpjekje fare e hapur per helenizimin e popujve te Ballkanit, duke shtuar numrin e shkollave greke dhe te qendrave te rendesishme fetare dhe didaktike si, Voskopoja. U  hapen shkolla si, « Akademia e Re » (nje institucion illuminist, ne te cilen kontribuan greke, rumune-vllehe etj. ) Ne vitin 1744 u hapen shtypshkronja etj. Por patriotet fetare dhe njerez te ditur Shqiptare, e shfrytezuan kete infrastrukture dhe kulture fetare, per te prodhuar vepra per te ardhmen e kombit shqiptar, sic ishte edhe fjalori tre gjuhesh i Kavaliotit i botuar ne Venedik me 1744. Keshtu Voskopoja u be nje qender iluminizmi, arti dhe atdhetarizmi. Po si devocion patriotic, ne ndihme te kishes shqiptare erdhi edhe Ali Pashe Tepelena i cili, ngarkoi mjekun e tije Vangjel Meksin te Perkthente Dhiaten e re per besimtaret shqiptare ne vitin 1819 deri 1827, per te vazhduar vone me perkthimet e Kostandin Kristoforidhit te vitit 1872.

Me rritjen e ndërgjegjes kombëtare në luftën kundër sundimit të huaj, nga shtresa e klerit vendës dolën disa figura të njohura si, Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani të cilët luajtën një rol të rëndësishëm për kulturën shqiptare. Gjatë Rilindjes kombëtare, nga rradhët e dy degëve të Krishtera, pati klerikë që punuan për interesat e vendit e të kulturës kombëtare, si Papa Kristo Negovani, Ndoc Nikaj, Nikollë Kaçorri etj.
Ne fund te shekullit XIX dhe ne fillim te shekullit XX ,patriotet Shqiptare te mergimit, kryesisht ortodokse, e kuptuan heret se, per te kundeshtuar politiken dhe praktiken helenizuese te Greqise, duhej nje Kishe Autoqefale Shqiptare.Tentativat e para per kete jane bere nga Nikolla Naco me origjine nga ne Bukureshti por pa sukses.
E drejta ligjore per pavarsi i lindi Kishës Ortodokse të Shqipërisë qysh më 28 Nëntor 1912. Me shpalljen e pavarësisë nga Turqia, Kisha Ortodokse e Shqipërisë, nuk mund të mbrohej më juridikisht nga Patriarkana, e cila ishte nën juridiksionin e shtetit turk. Kjo kishte ndodhur edhe me popullsitë e tjera të Ballkanit që kishin qenë të pushtuara nga Turqia. Kështu, kishin shpallur pavarsine Kisha Ortodokse Greke, Bullgare, Rumune dhe Serbe, ku kjo e fundit  e kishte fituar këtë të drejtë që në shek.XIII.
Në Amerikë kjo përpjekje filloi qysh në Maj te vitit 1907. Një shkak që i dha shtysë këtij problemi, ka qenë një ngjarje konkrete. Më gusht të vitit 1907, vdiq një djalë i ri, në qytetin Hadson. Kur trupi i tij shkoi ne Kishen Ortodokse ku zakonisht kryenin shërbesat e tyre shqiptarët ortodoksë, prifti grek refuzoi ti kryente sherbesen e permortshme pasi djaloshi njihej si nacionalist shqiptar dhe ishte “automatikisht i c’kisheruar” .
Për këte shkak, shqiptarët krijuan një shoqëri fetare në Shtator 1907, me emrin “Nderi Shqiptar” dhe zgjodhën një komision, që ai ta lidhte shoqërinë e Usterit me emigrantët e Natikut, Marlboros, Bostonit, Detrotit etj. Ky ishte hapi i parë për një Kishe Ortodokse Shqiptare të pavarur në emigracionin e Amerikës.
Meqë shqiptarët nuk kishin një prift legal të dorezuar nga një peshkop, vendosën që të thërrisnin një prift nga Shqipëria.
Nga kandidatët fitoi Fan Noli, i cili pas shume peripecish te stisura nga patriarkana ,në Mars te vitit 1908, Fan Noli u dorëzua prift i ligjshëm. Noli u shigurua prift nga tre peshkope, nje rus , nje ukrainas dhe nje rumun.
Kjo ngjarje u prit me gëzim nga të gjithë shqiptarët kudo që ndodheshin dhe pati jehonë të gjerë në të gjithë shtypin e kohës. Për të shkroi gazeta “Drita” e Sofjes, të cilën e nxirrte Shahin Kolonja, “Shpresa e Shqypnis”, si dhe gazeta të tjera shqiptare të Misirit dhe të Amerikës.
Meshën e parë në gjuhën shqipe, Fan Noli e dha më 22 Mars 1908.
Pas kesaj, ne Amerkike fillon ethshem ndertimi i Kishave ortodokse shqiptare, kisha e Shën Kollit në Sauth Brixh, e cila perfundoi në vitin 1912, kisha e Shën Palit dhe e Shën Pjetrit në Filadelfia. Iniciativën e mori emigranti Stavri Seminaku nga Berati dhe prifti nga Rehova e Kolonjës at Naum Cerja. Në vitin 1919 u ngrit kisha e Shën Mërise në Natik.
Për nevojat e Kishës së re shqiptare e të pavarur, Fan Noli përktheu me radhë nga viti 1908-1914, të gjithë librat kishtare të domosdoshëm “Sherbesat e Javes së Madhe”, Libri i Sherbesave të Shenjta”, “Libri i të Kremteve të Mëdha”, “Triodhi i vogel”, “Lutjesorja” dhe “Pesëdhjetëvjetorja e vogël”.
Të gjitha këto përpjekje për një Kishë Ortodokse te pavarur Shqiptare, Fan Noli i bëri me synimin e krijimit të një peshkopate ortodokse shqiptare në Amerikë, fronin e së cilës, në të ardhmen ta sillte ne Shqipëri.
Një nga ngjarjet më të shënuara të Kishës Ortodokse Shqiptare ka qene Kuvend i dates 16 Mars të vitit 1919, ne kete kuvend  u mblodh diaspora shqiptare e Amerikes Kanadase dhe Meksikes. Kuvendi i kërkoi peshkopit rus tu jepte mundësi që të formonin Peshkopatën Shqiptare të Amerikës dhe të dorëzonte peshkopin e tyre të parë. Për këtë qëllim u bënë shumë kërkesa edhe në kryepeshkopata të tjera. Peshkopi rus premtoi tri here që të dorëzonte Fan Nolin peshkop por të tri herët u terhoq. Në rrethana të tilla më 26 Korrik 1919, në kishën e Shën Gjergjit në Boston, Fan Noli ju drejtua të pranishmëve: “Kush e bëri peshkopin e parë fare?” Dhe populli iu pergjigj: “Të parin fare e bëri populli”. “Dhe mua populli të më dorëzojë se jam i pari fare për shqiptarët” – tha Fan Noli.
Nga ana tjetër, Kuvendi i 30 Korrikut 1919 e shpalli Kishën Ortodokse Shqiptare të Amerikës kishë te pavarur dhe Fan Nolin peshkop të saje.
Ndërsa në Amerikë ndodhnin këto ngjarje, në Shqipëri, e cila ishte bërë shesh lufte, mbizotëronin mitropolitët grekë, si Jakovi i Durrësit e pastaj i Korçës, Njoftime kishte se, në Shqipëri vepronin bandat terroriste greke të “kompanive të shenjta”, të cilat vranë Papa Kristo Negovanin në vitin 1904, terrorizuan popullsinë e Shqipërisë së Jugut në vitin 1914, vranë At Stath Melanin në vitin 1917.
Pas gjithë këtyre pengesave, më në fund, më 28 Prill 1921 at Vasil Marku dha të parën meshë shqip në kishën e Shën Gjergjit në Korçë.
Ngjarja më e madhe për Kishën Ortodokse të Shqipërisë ishte mbledhja e një Kongresi gjithëshqiptar në Berat, më 10 Shtator të vitit 1922 ku u aprovua nga kongresi që si qender e Kishës Autoqefale të Shqiperisë të ishte Korça.
Kongresi vendosi që gjuha e liturgjisë në Kishen Ortodokse Pavarur Shqiptare të ishte gjuha shqipe.Kongresi i Beratit u mbyll më 19 Shtator 1922.
Më 21 Nëntor 1923, Sinodi i Pare i themeluar ne Berat, shpalli Fan Nolin kryepeshkop. Ceremonia u bë në kishën e Shen Gjergjit në Korçë.
Kështu, sikurse shkruan dhe Fan Noli, pas 500 vjetësh u krijua Sinodi i Pare i Kishës Ortodokse Shqiptare qysh në vitin 1478, kur e gjithë Shqipëria (Arberia) ra nën sundimin otoman. Ky Sinod i Shenjtë, përbëhej nga Hireotheu, mitropolit i Korçës dhe i Gjirokastrës, Kristofor Kisi, mitropolit i Beratit dhe i Vlorës, Fan Noli, mitropolit i Durrësit dhe i Tiranës. Ky Sinod, sipas Fan Nolit, vijoi deri më 24 Dhjetor 1924, kur Fan Noli u detyrua të largohej nga Shqipëria.

Me përkrahjen e qeverisë, erdhi në krye te Kishës Ortodokse të Shqiperisë at Visarion Xhuvani, i cili u shpall kryepeshkop në këtë mënyrë. Në vitin 1929, ai u dërgua nga Sinodi dhe mitropoliti i tij tek Anastasi i Koshavacit.Që aty u thirr në Tiranë dhe tok me peshkopin serb të Shkodrës, si dhe me dy peshkopë të tjerë, Evthim Ikonomin dhe V.Camcen (Agathangjelin), krijuan Sinodin e Dytë të Kishës Ortodokse Shqiptare me kryepeshkop Visarion Xhavanin. Patriarkana Ekumenike e kundërshtoi këtë sinod. Megjithate, duhet theksuar se V.Xhuvani u tregua shumë energjik. Gjatë kohës që ishte në krye të Kishës, ai mblodhi Kongresin II gjithëortodoks në Korçë, më 16 Qershor 1929.
Nën formulën. Kishe e lirë në shtet të lire, Kishë e ndarë nga shteti, u formulua neni 16 i Statutit ku thuhet: ”Kryepeshkopi, peshkopët, zëvendësit e tyre lokalë, Ikonomi i Madh Mitrofor, Sekretar i Përgjithshëm i Sinodit, si dhe ndihmësit dhe zëvendësit klerikë të Kryepeshkopit dhe peshkopëve, duhet të jenë prej gjakut dhe gjuhës shqiptare, si dhe të kenë nënshtetësinë shqiptare”.
Sinodi II i Shenjtë i Kishës Ortodokse Pavarur të Shqipërise, po i panjohur nga Patrikana Ekumenike u përbë nga: Kryepeshkop dhe peshkop i Tiranës dhe i Durrësit V.Xhuvani, imzot Camce, imzot Ambrozi, imzot Eugjeni. Më vonë ky sinod u plotësua dhe me Ikonomin e Madh, Mitrofor, at Vasil Markun.
Mbreti Zog, gjate perpjekjeve per te krijuar nje stabilite politik ne Shqiperi, ndoqi nje politike neutrale ne lidhje me besimet e ndryshme ne Shqiperi, duke e ndare pushtetin nga feja , duke perkrahur pavarsine e kishes ortodokse si edhe duke preferuar shqipetare ne drejtiminen e fese. Per tre vjet, Zogu  pati nje konflikt me shkollat katolike (1933-1936) te cilat i mbylli dhe pastaj i hapi prape. Kjo u be ne kuader te reformes arsimore.Ka interpretime se kjo levizje e Zogut u be edhe per te mbajtur nje ekuiliber fetar dhe per ti vene nje kufi ekspansionit te gjithanshem italian ne Shqiperi.
Problemi atoqefalise u be nje nga temat kryesore edhe per mbretin Zog I, i cili dergoi ministrin ortodoks Kota dy here ne Stamboll per te negociuar, por edhe per te kercenuar.Në vitin 1933, qeveria e mbretit Zog bëri presion edhe ndaj Xhuvanit që ai të jepte dorëheqjen dhe u ngarkua Kristofor Kisi për të formuar Sinodin e Tretë te Kishës Ortodokse Shqiptare. U arrit që më 20 Shkurt 1937, qeveria shqiptare të niste delegatë për në Athinë K.Kisin dhe laikun Josif Kedhi.
Kështu, më 12 Prill 1937, Kishes Ortodokse Shqiptare iu njoh zyrtarisht varesia direkte nga patrikana dhe u shpall e pavarur. Dekreti i lartë kishtar, Tomi., iu dorëzua K.Kisit. Me këtë rast, Patriarkana i dërgoi një mesazh Ministrit të Drejtësisë Thoma Orollogaj, Mbretit Zog dhe Kryeministrit Koço Kota.
Tani e tutje, kjo kishë edhe juridikisht e në mënyrë kanonike, vendoste vetë për organizimin e saj, si për caktimin e peshkopëve dhe të peshkopatave, për përkthimin e liturgjisë dhe librave të meshës në gjuhën shqipe, etj.
Nga ana e saje, Patriarkana ruante të drejtën e shpjegimit e të interpretimit të dogmës ortodokse dhe kërkoi që ndër të gjithë peshkopët e mundshëm të fronësuar nga Sinodi i shenjtë i Kishës Autoqefale të Shqipërisë, dy prej tyre të kishin, për këtë arsye, formim teologjik ortodoks në shkollat greke dhe të kishin jetuar jashtë vendit, dmth në Greqi ose në Malin e Shenjtë, për mjaft kohë. Ky ishte i vetmi kusht që vuri Patriarkana Ekumenike.
Sinodi III i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, përbëhej nga Kristofor Kisi, kryepeshkop dhe mitropolit i Durrësit dhe i Tiranës, Agathangjel Çamçe, mitropolit i Beratit, Evllogji Kurnila, mitropolit i Korçës, Pandeli Kotoko, mitropolit i Gjirokastrës.

Eshte nje pergjigje e shkurter per Anastas Janullatosin dhe per librin e tije si themelues I kishes ortodokse greke dhe shoviniste qe nga 1991.

*At NIKOLLA MARKU/KISHA ORTODOKSE PAVARUR KOMBETARE SHQIPTARE SHEN MARIA ELBASAN

 

Leave a Reply