A ka lidhje vendimi i MAS me qëndrimet pro-Izrael të Universitetit Vitrina?

Home » Aktualitet » A ka lidhje vendimi i MAS me qëndrimet pro-Izrael të Universitetit Vitrina?

By Redaksia on August 9, 2014. No Comments

download (1)
Çerçiz Loloçi

Vendimi më i fundit i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS) që u finalizua me vendimin e Këshillit të Ministrave (Nr. 123, Datë 7 gusht 2014) për heqjen e licencës së disa institucioneve të Arsimit të Lartë, përfshi edhe Universitetin Vitrina, ndërsa mund të ketë qenë i drejtë për disa syresh, rezulton i padrejtë, i paragjyuar, i pamotivuar dhe i pambështetur në fakte të qënësishme për këtë institucion.
Përfundimet e raportit të kontrollit të MAS kanë nënvizuar si vërejtje për universitetin Vitrina se ka pranuar studentë me klering dhe se në disa mjedise universitare ka përdorur dikur soba prej druri, të cilat gjithsesi nuk janë antiligjore dhe nuk cënojnë përmbajtjen e funksionimit të tij. Në këtë raport nuk ka qoftë edhe një fakt për disa elementë të qëndrueshëm të monitorimit të një institucioni të lartë siç mund të ishin:
– Frekuentimi i studentëve në leksione dhe seminare. Ndoshta mund të jetë i vetmi ndër institucionet publike dhe private që ka një shkallë të lartë frekuentimi në leksione dhe seminare.
– Niveli i profesoratit. Në bazë të ligjit përkatës për arsimin e lartë, personeli akademik dhe mësimdhënës ka qenë në përpudhje dhe konform këtij ligji si dhe të udhëzimeve të dikasterit të Arsimit.
– Raporti i numrit të mësimdhënësve me atë të studentëve është gjithashtu brenda standardeve.
– Hapësirat standarde (sa përcaktohet në ligj) të sallave të leksioneve, të mjediseve të tjera, të kampusit, etj.
– Diplomat false. Nuk ka qoftë edhe një rast të vetëm që një person i regjistruar në universitet të ketë arritur të marrë një të tillë, thjesht e vetëm siç mund të ketë nddhur në istitucione të tjera, të denoncuara nga shtypi vendas dhe i huaj.
Pasi i kemi renditur faktet e mësipërme, duhet thënë gjithashtu se universitetit ka qenë ndër më transparentët teksa ka ftuar qindra personalitete shqiptare dhe të huaja, përfshi edhe trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri.
Përpos kësaj duhet thënë se universiteti ka pasur edhe një angazhim qytetar, teksa në konfiktin më të përgjakshëm Izrael –Gaza është rreshtuar publikisht pro Izraelit, çka ka qenë edhe qëndrimi mbizotërues euro-atlantik. Pikërisht ky rreshtim e ka bërë atë tabelë kërcënimesh nga grupe terroriste, por edhe mund të kenë patur ndikim në vendimmarrjen ndaj Vitrinës. Nuk është sekret të thuhet se cfarë ndikimi ka politika shtetërore turke në vendin tonë, sic nuk është sekret të ripohohen qëndrimet aspak të drejta të Ankarasë zyrtare ndaj Izraelit. Ka zëra që i mëshojnë më shumë këtij argumenti jashtëinstitucional e ligjor se sa fakteve të qënësishme për heqjen e licencës së universitetit.

Leave a Reply