Alarme/Thahen pemët e Syrit të Kaltër, ekspertët japin alarmin e shfarosjes

Home » Aktualitet » Alarme/Thahen pemët e Syrit të Kaltër, ekspertët japin alarmin e shfarosjes

By Redaksia on August 27, 2014. No Comments

Delvinë- Një ndër perlat e natyrës shqiptare, parku i Syrit të Kaltër në Delvinë po njeh degradimin e bimësisë së tij çdo ditë, teksa ekspertët e pyjeve kanë lëshuar alarmin për parandalim të sëmundjes që po shfaros bimësinë në të.

Ekspertët thonë se 56 pemë rrapi, të shtrira rreth burimit të Syrit të Kaltër, janë dhe po thahen teksa njëra prej tyre është shembur nga erërat e forta.

Kreu i shërbimit pyjor në Delvinë, Baftjar Beqiri tha se shkaku i rrëzimit të pemës në ujë vjen edhe si pasojë e tharjes nga sëmundja misterioze që ka kapluar bimësinë e jugut, e sipas tij nxjerrja e saj nga uji deri më tani është e pamundur.

Syri i Kaltër

Drejtoria e parkut thotë se si një pasuri e paçmuar e kësaj zone, e jo vetëm, rreth Syrit të Kaltër edhe pse është e ndaluar prerja e pyjeve kjo ka ndodhur pasi rrëzimi i drurëve vë në rrezik jetën e banorëve e kalimtarëve.

Thahen pemët tek Syri i Kaltër

Ndërkohë ripyllëzimi i zonës është parashikuar të bëhet sërish me dru rrapi, që të ruhet trashigimia. Ekspertët sakaq bëjnë apel për ndihmë nga autoritetet për të zgjidhur këtë fenomen që po shfaros bimësinë qindra vjeçare të jugut të vendit.

Degët e pemëve bien në ujë

Në vend mësohet se ka mbërritur një ekip i Ministrisë së Shëndetësisë që po vlerëson situatën për të arritur me disa përfundime për të kapërcyer problematikën.

Thahen dhe rrëzohen pemët

Pemë të rrëzuara

Pema në ujë

Syri i Kaltër

Pemë e rrëzuar

Leave a Reply