Armët e Shqipërisë mbërrijnë në Irak

Home » Aktualitet » Armët e Shqipërisë mbërrijnë në Irak

By Redaksia on August 30, 2014. No Comments

Armët e Shqipërisë mbërrijnë në Irak

​Në Irak ka mbërritur ngarkesa e parë me municionet që u nis nga Shqipëria në ndihmë të kurdëve, të cilët po luftojnë me militantët e ISIS. Lajmi u konfirmua nga Kryeministri i Kanadasë Stephen Harper.

Ai tha se një avion ushtarak kanadez, C-177 , përfundoi misionin për shpërndarjen e parë të pajisjeve ushtarake për forcat kurde, të cilat u dhanë nga Shqipëria.

Fluturimi ishte pjesë e një përpjekjeje ndërkombëtare për të furnizuar forcat e sigurisë së Irakut me armë të vogla dhe municione për të mbështetur luftën e tyre kundër militanteve që kanë shpallur Shtetin Islamik të Irakut dhe Levant.

Në këtë mision ndërkombëtar Shqipëria u rreshtua krahas Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Francës, Danimarkës, Britanisë së Madhe, Italisë dhe Kroacisë.

Qeveria shqiptare njoftoi javën e shkuar se si një vend anëtar i NATO-s, Shqipëria ka dhënë që prej orës së parë kontributin e vet në luftën kundër terrorizmit dhe ka qenë e do të jetë pjesë e koalicioneve ndërkombëtare, në Afganistan, Irak e më gjerë, bashkë me vende të tjera aleate dhe partnere.

“Praktikat barbare dhe situata humanitare katastrofike në Irak na vënë të gjithëve para përgjegjësisë morale për të bërë ç’është e mundur kundër errësirës që përpiqen të sjellin mbi njerëzimin forcat e verbra të terrorizmit”, thuhej ne deklaratën e qeverisë.

Çdo vendim dhe kontribut i Shqipërisë në këtë drejtim, thuhet ne deklaratën e qeverisë shqiptare, është i mbështetur në praktikat më të mira ndërkombëtare, si dhe i sinkronizuar me partnerët tanë strategjikë e aleatët tanë në NATO dhe në Bashkimin Europian.
/ Top Channel

Leave a Reply