Asnjë operacion kundër ‘xhihadistëve’ në Maqedoni

Home » Aktualitet » Asnjë operacion kundër ‘xhihadistëve’ në Maqedoni

By Redaksia on August 14, 2014. No Comments

​Asnjë operacion kundër ‘xhihadistëve’ në Maqedoni

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në Maqedoni deri tani nuk ka ndërmarrë asnjë operacion arrestimesh apo ndalimesh të personave që dyshohet se janë koka e organizimeve të luftëtarëve ‘xhihadistë’ të ISIS dhe Al – Nusra.

Pas operacioneve dhe arrestimeve në Kosovë, MPB e Maqedonisë përmes zëdhënësit Ivo Kotevski ka theksuar se po ndjekin situatën dhe se janë të gatshëm për të bashkëpunuar me policinë e Kosovës.

Por, mediet maqedonase proqeveritare disa muaj më parë kanë shkruar se Shkupi konsiderohet si pika kyçe dhe transitore për ekstremistët që shkojnë për të luftuar përkrah formacioneve ISIS dhe Al – Nusra.

Një teolog njohës i këtyre çështjeve në Shkup thotë për Ina se në Shkup dhe disa qytete disa qartë se janë rrjetet e këtyre individëve që proklamojnë idenë e xhihadistëve.

“Ata janë por është simptomatike se përse shteti nuk i prek, nuk godet kokat e tyre, që janë të njohura dhe proklamojnë idetë dhe misionet e tyre në emër të fesë. Por botërisht dhe tradicionalisht dihet se shërbimet e caktuara shfrytëzojnë këto elemente për të njollosur sa më shumë shqiptarët”, thekson teologu shqiptar, i cili nuk dëshiron të zbardh identitetin e tij.

Po, sipas disa medieve maqedonase mbi 30 shtetas të Maqedonisë janë të radhitur përkrahë ISIS dhe Al – Nusra.

Leave a Reply