Berisha: Rama – Meta mbyllin dyert e universiteteve për të varfrit

Home » Aktualitet » Berisha: Rama – Meta mbyllin dyert e universiteteve për të varfrit

By Redaksia on August 14, 2014. No Comments

Berisha: Rama - Meta mbyllin dyert e universiteteve për të varfrit

Ish kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetin social Facebook nënvizon se dyshja Rama-Meta mbyllën dyert e universiteteve për të varfrit.
Berisha shkruan se rritja këtë vit me 30% pra në nivelin më të lartë në kontinent të tarifave të regjistrimit të studentëve në universitetet publike bëjnë të pamundur për mijëra studentë të tjerë që të përballojnë këtë rritje dhe i detyron ata të ndërpresin studimet.
Shkrimi i plotë i Sali Berishës
Rama – Meta mbyllin dyert e universiteteve për të varfrit. 8 mijë të rinjve, kryesisht të shtresave të varfra, u ndalohen universitet. Të dashur miq, mbyllja e dyerve të universiteteve për 8 mijë djem dhe vajza kryesisht të shtresave të varfra është ndëshkimi i dyshes Rama – Meta për këta të rinj dhe familjet e tyre. Përveç kësaj, rritja këtë vit me 30%, pra në nivelin më të lartë në kontinent të tarifave të regjistrimit të studentëve në universitetet publike, bëjnë të pamundur për mijëra studentë të tjerë që të përballojnë këtë rritje dhe i detyron ata të ndërpresin studimet.
Kjo është një politike anti-sociale. Studimi në universitete për fëmijët e të pasurve pavarësisht nga rezultati në shkolla nuk ka qenë kurrë problem. Për ata dyert e universiteteve kanë qenë dhe janë gjithnjë të hapura. E kundërta mund të thuhet për fëmijët e familjeve të varfra. Për të varfrit, në dekada dhe shekuj, universitetet në tërësi kanë qenë mollë e ndaluar. Vetëm nga fillimi i viteve 80 në vendet e lira u kalua në politikën e dyerve të hapura. Nga kjo politike përfituan me të varfrit e këtyre vendeve. Kjo politik solli mbi trefishimin e numrit të studentëve dhe të diplomuarve në universitete në këto vende dhe në botë në tërësi.
Në Shqipëri, për 45 vite të diktaturës, hyrja në universitet ishte privilegj që u mohohej shumicës. Numri i studentëve për 1 mijë banorë ishte më i ulëti në Europë, 2 – 3 studentë për 1 mijë banorë, dhe më pak se 2% e popullatës ishin me diplomë universitare, pra 10 -15 herë më pak së vendet e tjera. Nga viti 2005 u kalua në politikën e dyerve të hapura dhe numri i studentëve u rrit nga 12 në 52 për 1 mijë banorë, 71% e maturantëve ndiqnin universitetet. Edvin Kristaq Rama mbylli dyert e universiteteve për të varfrit e vendit dhe u rikthye tek politika e etërve të tij të pashpirt. Vetëm protesta e fuqishme rinore do t’u kthej të rinjve universitetet që meritojnë! Shtatori po vjen, protesta na thërret!!

 

Leave a Reply