Bllokohen lejet e ndërtimit, Qeveria Rama ndëshkon për herë të dytë Bashkinë Kamëz

Home » Aktualitet » Bllokohen lejet e ndërtimit, Qeveria Rama ndëshkon për herë të dytë Bashkinë Kamëz

By Redaksia on August 25, 2014. No Comments

10447552_818825664835459_1986288381425849587_nBashkia e Kamzës është ndër të parat bashki që ka miratuar Planin e Përgjithshëm Vendor (PPV). Ky plan e ka zanafillën e tij që në vitin 2009, ku me fondet e USAID-it, në kuadër të projektit Lamp, Bashkia Kamëz ishte e përzgjedhur si bashki pilot së bashku me bashkinë Shkodër, Durrës dhe Vlorë, kur në atë kohë Ministria e Punëve Publike me një studio italiane “Hydea” së bashku me studion shqiptare Atelia 4 përgatiti planin dhe rregulloret si dhe raportin e analizave SWOT. Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri nr.10119 për “Planifikimin e Territorit”, Bashkia Kamëz me fondet e saj bëri të mundur përshtatjen me këtë ligj të Planit të Përgjithshëm Vendor dhe me datë 20.12.2012 duke respektuar të gjitha hallkat ligjore bëri të mundur miratimin e PPV pranë KKRT-së. Me vendim nr 8, datë 20.12.2012 në mbështetje të nenit 8 dhe 8/1 të nenit 89 pika 5 të ligjit nr. 10119 datë 23.4.2009 “ Për Planifikimin e Territorit”  i ndryshuar dhe vendimet nr. 87 datë 7.2.2012 të Këshillit të Ministrave vendosi për përbërjen e Këshillit Kombëtar të Territorit si dhe për  miratimin PPV të Bashkisë Kamëz.

Ky plan u prit me entuziazëm nga komuniteti i Bashkisë Kamëz, i cili kërkonte që investimet në fushën e ndërtimeve ti bënte të ligjshme, por kjo nuk zgjati shumë pasi qeveria e Ramës me një vendim të KKRT-së nr. 10 datë 8.10.2013 vendosi pezullimin e dhënies së lejeve të reja zhvillimore të ndërtimeve përgjatë rrugës kryesore të qytetit të Kamzës duke e konsideruar atë si rrugë kombëtare kryesore duke harruar se qyteti i Kamzës këtë pjesë rruge e ka bulevard kryesor si dhe në bazë të planit të sipërpërmendur një pjesë është pedonale. Ky veprim është ndërmarrë qëllimisht për të dëmtuar bashkinë e Kamzës e ndërsa gjatë mbledhjes fundit së Këshillit Kombëtar të Territorit Qeveria Rama pezulloi të gjitha lejet e ndërtimit për të gjitha bashkitë deri pas zgjedhjeve të vitit 2015. Ky pezullim i lejeve të ndërtimit është një ndëshkim i dytë për Bashkinë e Kamzës pas atij vendimi të datës 8.10.2013 ku pezulloi lejet e ndërtimit vetëm përgjatë bulevardit kryesor.

Drejtori i Urbanistikës z. Hysni Gjoçi tha: “Të gjitha kërkesat e tona në të gjitha institucionet morën përgjigje qesharake, që rruga ka një VKM nr 405 datë 8.1.1996 për klasifikimin e kësaj rruge, si rrugë nacionale.  Qeveria Rama i ka sytë e mbyllur duke mos konstatuar zhvillimet në qytetin e Kamzës e sidomos përgjatë këtij bulevardi. Duke mos mjaftuar kjo vjen gjëma e madhe, njoftimi i bllokimit të gjitha lejeve të ndërtimit duke krijuar një handikap kaq të madh në bazë kombëtare si dhe shkelje flagrante të ligjit”.

Qytetarët e Kamzës duke aspiruar për zhvillim dhe mirëqenie dhe duke konsideruar si shumë të rëndësishëm zhvillimin urban mbeten në udhëkryq, ku nuk kryhet as legalizimi i ndërtesave dhe nuk u jepet as mundësia për të marrë lejet e ndërtimeve të reja. Bllokimi i lejeve të ndërtimit ka sjellë disa pasoja negative si: Ulja e të ardhurave të bashkisë e përkthyer kjo në pak investime, humbja e besimit të qytetarëve se mund të ndërtohet një qytet me parametrat e duhur urbanistik sipas ligjeve në fuqi, pakësimin e mundësive për punësim në këtë sektor ndër më të fuqishmit të ekonomisë shqiptare, thyerjen e shpresës së emigrantëve për tu riatdhesuar dhe për kryerjen e investimeve të ligjshme me kursimet e tyre.

Leave a Reply