CIA: Serbia ka probleme me Kosoven

Home » Aktualitet » CIA: Serbia ka probleme me Kosoven

By Redaksia on August 16, 2014. No Comments

hartaDionis Xhafa

Agjencia Amerikane e Inteligjencës, CIA ka publikuar një raport për vendet e Ballkanit. Në të theksohen problemet më të mprehta që kanë shtetet me njëra-tjetrën. CIA vlerëson se problem i madh mbetet fakti se Maqedonia ende e ka të pazgjidhur emrin me Greqinë dhe se Serbia ka ende probleme me Kosovën. “Kosova dhe Maqedonia e kanë përfunduar demarkacionin e kufirit të tyre në shtator 2008; Greqia vazhdon të refuzojë pranimin e emrit Maqedoni ose Republika e Maqedonisë”, thuhet në librin e fakteve të publikuar nga CIA. Për Serbinë, problem nënvizohet Kosova dhe pjesa e kufirit me Bosnje dhe Herzegovinën përgjatë lumit Drina. Ndërkaq, rezulton të ketë probleme edhe Greqia. Ky shtet ende nuk e njeh emrin e Maqedonisë, si dhe ka kontestime lidhur me kufirin me Turqinë.

Leave a Reply