Dalja ne skene e ISIS e shpeton Assad

Home » Aktualitet » Dalja ne skene e ISIS e shpeton Assad

By Redaksia on August 25, 2014. No Comments

10471149_685247961556496_6680922309823014750_n
Alban Daci

Dalja e ISIS ne skene jo vetem ka tronditur realitetin nderkombetare duke deshmuar krime qe as kryqezatat e meparshme nuk i kishin njohur, por po rivendosin ekuilibra te rinj te Lindjen e Mesme. Dalja ne skene e ISIS i ka deshmuar Perendimit dhe SHBA se ka shume me keq se Assad, Sadam dhe Gedafi. Ashtu sic pritej vijne sinjalet e para nga Siria e cila shprehet e gatshme te bashkepunoje me USA kunder territorizmit. Ky eshte nje rast ideal per te shpetuar veten Assad dhe ne te njejten kohe per te shpetuar te ardhmen e Sirise. Nese Assad do te bashkepunoje me Usa kunder terrorizmit se pari duhet te heq dore nga bashkepunimi i ngushte qe ka prej vitesh me Rusine, duhet te heq dore nga metodat e sherbimit te fshehte per Beirut si dhe duhet te hape marredheniet ekonomike dhe ne fushen e Sigurise me BE e USA. USA priten ta mirepresin bashkepunimin me Assad por mbi kushte te reja e te qarta. Gjithashtu, dalja ne skene e ISIS eshte nje leksion i qarte se ekuilibrat rajonal nuk mund te vendosen mbi sponsorizimet e terrorizmit, sepse kur ai del nga kontrolli nuk njeh kufij dhe armiqte e tij te pare jane shtetet si forma te organizimit shoqerore.

Leave a Reply