Davutoglu, kryeministri i ri i Turqisë

Home » Aktualitet » Davutoglu, kryeministri i ri i Turqisë

By Redaksia on August 22, 2014. No Comments

Davutoglu, kryeministri i ri i Turqisë

Partia udhëheqëse e Turqisë, ka zgjedhur ministrin aktual të jashtëm, Ahmet Davutoglu, si kryeministrin e ri të vendit liderin e ri të partisë. Davutoglu ka zëvendësuar Erdoganin në të dy pozitat, pasi ai është zgjedhur president i Turqisë, ndërsa punën e fillon më 28 gusht.
Erdogan vet e ka bërë njoftimin pas takimit të partisë, për Drejtësi dhe Zhvillim të mbajtur në Ankara. Nominimi i Davutoglu do të zyrtarizohet gjatë një kongresi të partisë më 27 gusht, ndërsa ai do e nis punën një ditë më pas.
Davutoglu, i cili ka punuar si ministër i jashtëm prej vitit 2009, do të ketë më pak fuqi se sa kryeministri aktual, Erdogan. Taip Erdogan është zotuar se do e thyej traditën e presidencave ceremoniale në Turqi duke thënë se do të bëhet burrë i fuqishëm shteti.

 

Leave a Reply