Diaspora e ardhmja e Shqiperise

Home » Aktualitet » Diaspora e ardhmja e Shqiperise

By Redaksia on August 22, 2014. No Comments

10580101_825736917458306_6719480143225734588_nPaulin Lusha, Kryetar i FDSH per Australine

 

Miqte e mi, e kush ja don te miren Shqiperise? Une s’jam i destinuar per tu bere politikan e per tu thithur gjakun sic kane bere ata qe deri me sot e kane quajtur veten te tille.  Bashke me femijet e familjen bejme nje jete me se normale ne Australi, por kjo nuk mjafton, sepse koken e kemi mbrapa, tek Atdheu yne i dashur.

Kjo mua me ben te mos jetoj vetem per veten dhe familjen time, por edhe per endrren e Gjergj Kastriot Skenderbeut, per nje Shqiperi te lire e demokratike. I ndjek me vemendje ngjarjet ne Shqiperi edhe pse jam mijera klm larg dhe ajo qe kam kuptuar eshte se Shqiperine po e shesin, po e copetojne dhe po e poshterojne.

Kete gjeme te madhe Atdheu po ja ben politika e papergjegjshme e antikombetare. Per kete arsye pranova qe une bashke me miqte e mi ketu ne Australi te behemi pjese e FDSH, sepse kjo do te bej te mundur revolucionin Demokratike  e demokristian per te cilen ka nevoje shume Shqiperia.

Ne Shqiperi valvitetet flamuri turk, grek e kohet e fundit edhe ai serb, ndersa ai shqiptari, kuq e zi, qendron i palosur ne shenje braktisje.

Politika shqiptare e ka pordhosur flamurin kombetar e ka copetuar e ka shitur Shqiperine tone. Ne kemi vendosur te bashkohemi kunder ketij copetimi. Ne, rinia shqiptare e degdisur neper bote, por qe per cdo sekonde mendojne per Atdheun jemi te vendosur kete here te mos tolerojne me politiken antikombetare qe  te vazhdoje vepren e saj te shitjes e te copetimit.

Ne jemi te gatshem te nisim edhe nje revolucion te madh i cili do t’i shporr keto tradhtare e do ju kthej shqiptareve dinjitetin e mohuar e te merituar.

Nuk mund te vazhdojme te jemi me neglizhent kundrejt kesaj situate kritike qe po kalon Shqiperia. FDSH eshte sofra e madhe shqiptare qe na bashkon dhe na premton nje mundesi reale per te nxjerre Shqiperine nga sketerri ku e ka futur politika e vjeter shqiptareve.

Tashme ka ardhur koha per rotacion elitash e pushtetit. Te vjetrit duhet te dalin ne pension, sepse radhen tashme e kemi ne, Diaspora shqiptare,  e ardhmja e Shqiperise.

Leave a Reply