Dy arsye pro Gjermanise e nje pro Italise

Home » Aktualitet » Dy arsye pro Gjermanise e nje pro Italise

By Redaksia on August 28, 2014. No Comments

10471149_685247961556496_6680922309823014750_nAlban Daci 
Jam dakord qe te intensifikojme marredheniet me Gjermanine, sepse eshte vendi me i zhvilluar dhe me i fuqishem ne BE. Praktikisht me Euron kontrollon ekonomine e gjithe Europes e me te drejte disa analiste e kane quajtur suksesin e Gjermanise sot te ngjashem me ate te Hitlerit, vetem se Hitleri deshironte ta bashkonte Europen me dhune e lufte nen udheheqjen e Gjermanise e ndersa Merkel dhe Shreder e realizuan Bashkimin e Europes nen influences e Gjermanise nen hijen e monedhes Euro e forces ekonomike. Megjithate, historia ka treguar se kur nje vend i Europes zhvillohet shpejt e me shume se te tjeret, ai nuk mban asnje marreveshje e asnje fjale te dhene e shpejt mund te kthehet problem me te gjithe. Keshtu ndodhi me Gjermanine ne kohen e Hitlerit, me Francen e De Gaulle pas Luftes II Boterore. Pra, kam frike se situata aktuale e priviligjuar e Gjermanise do e conte ne gabime, aventura individuale e mund t’u ktheje shpinen partnereve historik. E kam fjalen sidomos per SHBA qe Gjemania i detyrohet shume. Interesat e shqiptareve jane SHBA dhe UK!

Jam dakord e intensifikojme marredheniet me Gjermanine, sepse sot eshte vete BE, por jo te kthehemi vasal i saj. Te gjitha vendet e BE jane kthyer vasale te Gjermanise e nen hijen e proceseve integruese marrin leksioni nga mengjesi deri ne darke. Te gjithe i shikojme perpjekjet e Kryeministrit Italian, Renzi qe po ben qe Italia te gjeje veten e te mos pranoje leksione nga Merkel. Nese Gjermania do te vazhdoje ne iniciativa individuale e aventureske, roli i saj ne BE do te marr fund e skenari mund te jete i rrezikshem per te.

Nuk jam dakord qe Gjemania te zer vendin e Italise ne marredheniet historike te Shqiperise. Pa llogaritur shume te kaluaren, nuk duhet te harrojme mikepritjen historike te eksodeve te shqiptareve ne vitet ’90. Gjithashtu ne me Italine jemi fqinj e kemi interesa te perbashketa e te pandara. Madje, jam dakord qe nen udheheqjen e Italise te merren iniciativa mesdhetare e Shqiperia te kete nje fol te rendesishem. Nje sfide e madhe qe do te jete per Shqiperine- sic eshte per Italine aktualisht- flukeset e emigracionit qe mund te vijne nga Lindja e Mesme e Afrika. Gjermania e ka lene vetem Italine ne betejen e saj ne dete me emigrantet. Shqiperia ne te ardhmen do te jete e vetme ne kete beteje. Prandaj, per ne Europe partneri me i rendesishem i Shqiperise duhet te jete Italia.

Leave a Reply