E lene nervat kryeministrin tone… Quan shoqerine shqiptare lehaqene, injorante e pakenaqur

Pasi pa gjithe ato komente fyese ate  e lene nervat dhe hedh  një status tjeter sot në rrjetin social Facebook.

Tjetër puna jonë, tjetër puna e lehaqenve”, i ka vendosur  Rama titullin statusit në Facebook
Pra sipas kryeministrit tone, gjithe te pakenaqurit nga mos mbajtja e premtimeve dhe paaftesia e tij per te qeverisur kete vend, jane lehaqene ?!?!
Nuk e dime kush dreqin ia ka futur ne mendje se duke sjelle grafike e skica shqiptareve, mendon se njerezit do harrojne qe tani nuk kane as ku te marrin leke borxh per te mbijetuar. Ai sjell disa grafike me te cilat masturbon veten se cdo gje po ecen vaj ne qeverisjen e tij…
Grafiket e tij ai i shoqeron edhe me fjalet e meposhtme:

Ja rezultatet kuptimplota të rilindjes së Shërbimit Kombëtar përmes zyrave të punës. Mllefet, shpifjet, fyerjet dhe gjithë përbërësit e tjerë të gjellës së neveritshme që gatuhet çdo ditë në mensën e SHQUP-it dhe shpërndahet përmes kamarierësh të deshpëruar për të ushqyer injorancën e pakënaqësinë, vetëm e kalisin vullnetin e palëkundur qeverisës për të ndryshuar përgjithnjë Shqipërinë. Dhe ky është vetëm fillimi.

Vetëm gjatë vitit 2014 zyrat e punës shpallën 17651 vende të lira pune, ndërmjetësuan 9100 vende pune në nivel kombëtar, u disbursua kësti i punësimit me vlerë 2.7 milionë dollarë si dhe nga ky fond u punësuan 3000 punë kërkues të papunë…”

Pra sipas piktorit tone, gjithe te pakenaqurit jane injorante e lehaqene qe u manipulokan nga Basha e Berisha. Dhe per t’ua deshmuar kete kryeministri sjell ca shifra sipas te cilave vetem 2014  jane krijuar 17 651 + 3000 = 20 651 vende pune. Jane punesuar 9100 veta, keshtu qe ngelen te lira 11 551 vende te reja pune. Prandaj sipas Edit duhet te shkojme te plotesojme keto vende te lira pune e mos te rrime duke lehur neper mediat sociale…

Sigurisht qe keto vende te pune te krijuara e te lira gjenden vetem virtualisht ne mendjen e kryeministrit dhe databasen e Erit. Dhe me qesharakja eshte se ne poralin e punesimit rezultojne se ka vende te lira pune qe nga viti 2009 dhe akoma nuk ka dale njeri per te punuar ne to…

Edhe kjo qeveri si ajo qe theu koken, mundohen qe vendit te punes t’i gjejne njeriun jo njeriut vend pune , pak a shume si ne Sarande

Marr nga index.al