Edhe AAK e Nisma pro parimeve të VV’së

Home » Aktualitet » Edhe AAK e Nisma pro parimeve të VV’së

By Redaksia on August 9, 2014. No Comments

z-5265_8416​Blloku LDK-AAK-NISMA është i gatshëm të qeverisë me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ahmet Isufi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën, kanë thënë se pajtohen me përfaqësuesin e Lidhjes Demokratike, Kujtim Shala, se parimet e Vetëvendosjes janë të pranueshme dhe se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, do t’i fillojnë bisedimet për lidhjen e një koalicioni të mundshëm.

Isufi në një prononcim për Rrokum nëpërmjet telefonit ka thënë se po e presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t””i rinisur bisedimet me Vetëvendosjen, derisa parimet e kësaj të fundit i quan punë teknike. “Besojmë që ato do të tejkalohen, sepse disponimi i palëve është që të ketë përafrim dhe në pikat që kanë qenë të diskutueshme ka një harmoni, prandaj çështjet do të jenë teknike në të ardhmen”, ka theksuar Ahmet Isufi.

Ndërsa, Bilall Sherifi u shpreh se partisë së tij nuk i pengon që VV-së t””i besohet udhëheqja e bisedimeve me Serbinë, por ka kërkuar një model tjetër të marrëveshjes ndërmjet katër partive.
“Neve asgjë nuk na pengon në partneritet me partitë politike, jo vetëm këto shqiptare por edhe ato minoritare. Çështja është se duhet të ulemi të bisedojmë dhe të shohim se cili është modeli më i mirë për të udhëhequr këtë proces që realisht nuk do të jetë i lehtë”, ka thënë Sherifi.

Rrokum dy ditë ma parë e ka dhanë lajmin se partitë e koalicionit i pranojnë parimet e Vetëvendosjes, gjë të cilën e ka konfirmuar deputeti i LDK-së, Kujtim Shala.

“Ato më nuk quhen kushte por parime të qeverisjes. Ka përfarim të qëndrimeve dhe mendoj që janë të pranueshme parimet e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë ai.

Ndërsa, sekretari i VV-së, Dardan Molliqaj, kishte thënë se edhe pse nuk është i informuar se koalicioni i pranon parimet e Vetëvendosjes, ai e kishte përshëndetur këtë vendim./Rrokum/

Leave a Reply