Edhe ne skandal kerkojme ngjashmeri

Home » Aktualitet » Edhe ne skandal kerkojme ngjashmeri

By Redaksia on August 17, 2014. No Comments

Alban DaciAlban Daci 

Skandali i Sarandes ne pamje te pare tregon realitetin e punesimit qe ka 20 vjet ne fuqi. Per te mos thene 70 vjet, sepse ne kohen e Shokut Enver ka pas dal shprehja se “Partia te heq njollen”.

Une, kam nje besim personal se te Majtet duke mos pasur si ideologji baze, besimin ne Zot e per rrjedhoje duke mos trajtuar familjen  si baze te zhvillimit social, imoralitetin e konsiderojne pjese te pushtetit.

Prandaj, jam i idese, se keta qe jane sot, ish bijte e Regjimit, kane te njejtin parim, ate te heqjes se njolles.

Megjithate, rasti i Sarande, eshte i rende, sepse e kemi nje person qe perdor pushtetin per te kryer marredhenie seksuale me nje te mitur kundrejt shantazhit per pune. Ky akt i turpshem, i denueshem dhe i rende duhet te te denohej forte nga te gjitha strukturat e PS si dhe nga vete Rama. Megjithate, sic ndodh rendomte ne Shqiperia, me shume rendesi ka zhurma se sa thelbi nje ngjarjes.

Me nje paturpesi te madhe deputete te PS, si puna e Braces kerkojne te krahasojne rastin e Sarandes me rastin e Pangos. Keto dy ngjarje nuk kane asgje te perbashket. Se pari, ne rastin e Pangos kemi te bejme me nje maxhorene, e cila ishte plotesisht e vetedijshme per aksionin qe bente. Madje, te mos themi se ishte e paguar per ate qe do te bente. E dyta, kjo maxhorene shkon brenda ne shtepine e Pangos dhe menjehere duket e gatshme te bente te gjitha hapat deri ne heqjen e mbertheskave.

Gjithashtu, fakti se ajo po filmohej, qe e dinte se do te filmohej, duket qarte se ajo ishte e paguar per te bere ate skene filmi. Pango u shkarkua brenda kater minutash nga Kryeministri i atehershem. Madje, u masakrua edhe per profesionin dhe titujt akademik. U privua edhe te ushtronte profesionin.

Krahasimi qe behet nga strukturat e PS mes rastit te Sarandes dhe Pangos, tregon se kjo Pozite, shantazhin e punesimit edhe mbi baza seksuale e ka tashme nje sistem.

Nuk zgjidhet skandale te tilla duke u munduar me gjete se s’ben precedentin, por duke reaguar e duke ndeshkuar rende te gjithe pergjegjesit. Mero Baze nuk me ka pelqyer asnjehere si gazetar, sepse ai e perdor gazetarin per pushtet.

Megjithate, me pelqeu qe permes nje editoriali kerkoje falje per faktin, se ka bere te mundur kete Pozite te jete ne pushtet. Keshtu ndoshta duhet te bejne edhe shume te tjere qe instaluan kete maxhorance, e cila nuk ndryshon aspak nga modeli i meparshem shqiptar.

Leave a Reply