Eduart Ndocaj:  Heshtja e Rames ikreminon në vjedhjen e Thesarit

Home » Aktualitet » Eduart Ndocaj:  Heshtja e Rames ikreminon në vjedhjen e Thesarit

By Redaksia on August 7, 2014. No Comments

eduard ndocaj

Në një deklaratë për mediat kreu i Lidhjes së Veriut Eduart Ndocaj shprehet se mbledhja e djeshme e Këshillit Mbikëqyrës të BSH nuk e shkarkoi Ardian Fullanin nga Guvernator i “Bibliotekës”.

“Këshilli Mbikëqyrës i BSH nuk e shkarkoi Ardian Fullanin nga Guvernator i Bibliotekës se veç libra kanë ngelur, paratë janë vjedhur. Nuk kuptoj heshtjen e kryeministrit Rama për vjedhjen e mbi 8 milionë dollarëve dhe pse nuk jep urdhër për arrestimin e Ardian Fullanit. Heshtja e Ramës është përgjigja më e mirë, se kryeministri dhe opozita  janë bashkëfajtorë në vjedhjen e Thesarit” deklaroi Eduart Ndocaj.

Sipas kreut të lidhjes së Veriut në çdo vend demokratik vjedhja e Thesarit është tradhëti Kombëtare dhe dënohet me burgim.

“Në çdo vend demokratik kjo është tradhëti kombëtare nga politika dhe dënohesh me burgim të përjetshëm. Rroftë demokracia dhe kombi shqiptarë, poshtë tradhëtarët,” u shpreh kreu i Lidhjes së Veriut Eduart Ndocaj.

Leave a Reply