Ekskluzive/Sekretari i PS kërkon seks me të miturën në këmbim të punës

Home » Aktualitet » Ekskluzive/Sekretari i PS kërkon seks me të miturën në këmbim të punës

By Redaksia on August 16, 2014. No Comments

Ekskluzive/Sekretari i PS kërkon seks me të miturën në këmbim të punës

SKANDALI NË SARANDË/Bisedat e sekretarit të deputetit socialist me nënën e katër fëmijëve, të cilës i kërkon marrëdhënie seksuale me vajzën e saj të mitur. “Unë, ti dhe vajza do t’i hipim krevatit të tre. Në kontrollin tënd ajo do të jetë nxënësja jote, prandaj telefonoj të vij, unë e pres me padurim”.

 Nga Telnis Skuqi

SARANDË – Mos paç hall të kërkosh një vend pune në administratën shtetërore se përfaqësuesi i zyrës së deputetit socialist të kërkon nderin e vajzës 14-vjeçare.

A. B., nëna e katër fëmijëve të mitur kishte besuar se tashmë punësimi mund të sigurohet lehtësisht fal çeljes së zyrës së deputetit socialist të Qarkut të Vlorës, Koço Kokëdhima.

Në fillim të muaj mars, A. B., takon sekretarin e deputetit, Agron Cane për të kërkuar punë.

Ai është treguar i gatshëm për ta ndihmuar këtë grua pa burrë.

“Im shoq u aksidentua në punë teksa punonte si muratorë pesë vite më parë. Ai përfundoj i vdekur në trotuar nga skela e objektit në ndërtim”, tregon A. B., me pak fjalë historinë.

A. B., thotë se gjendja e saj ekonomike është vështirësuar pas tragjedisë.

“Jetoj si mos më keq, por këta që kanë ardhur në pushtet të kërkojnë nderin e vajzës”, thotë ajo.

Sipas saj, sekretari i deputetit Koço Kokëdhima, Agron Cane ka kërkuar të bëj dashuriçka me vajzën e saj në këmbim të të mirave materiale.

“Deri dje isha e etur pas Partisë Socialiste, por kam gabuar rëndë”, më thotë A. B.

Agron Cane, i denoncuar nga shtetasja A. B.

Më tej, A. B., kërkon ta ndihmoj me një kamerë të fshehtë, pasi siç shprehet ajo, do të jap një lajm për të kuptuar se çfarë ndodh me njerëzit në nevojë kur shkojnë të kërkojnë punë.

“Aman të lutem më ndihmo. Kam shkuar shumë herë për të qarë hallet e mia te sekretari dhe kërkon si kusht dashuriçka. Ky veprim nuk është rastësi”, thotë e përlotur A. B.

“Nuk dua t’i jap atij qenit gjënë më të shtrenjtë”, thekson ajo, ndërsa shton se “nuk ka turp më të madh për një burrë 60-vjeçar të të poshtëroj vajzën”.

INVESTIGIMI

 Agron Cane, ish-ushtarak, i martuar dhe me dy fëmijë kërkon të mbizotëroj në çdo aspekt të jetës së A. B., madje siç thotë ai në kamerën e fshehtë: “Vajzën do ta mbaj si një lule”.

“Ti tashmë i kalove të gjitha vështirësitë dhe ke forcë”, i jep zemër nënës së 14-vjeçares, Agron Cane.

Agroni është i gatshëm ta ndihmoj këtë familje pasi të zgjidhet kryebashkiaku i Sarandës.

Gjatë bashkëbisedimit midis dy protagonistëve, që u zhvillua në katin e dytë në selinë lokale të Partisë Socialiste që ndodhet pranë muzeut të qytetit bregdetar, Agroni tregon shenjat e lumturisë, pasi mendon se e ka arritur qëllimin e tij 7-mujor.

“Unë, ti dhe vajza do t’i hipim krevatit të tre. Ti mos çaj kokë”, i jep siguri Agroni nënës së 14-vjeçares.

Agroni është marrëzuar pas trupit të njomë të nxënëses së klasës së tetë në shkollën 9-vjeçare “9-tetori”, madje mundohet të hiqet si profesionist në lëndën e seksit.

Më tej, Agroni shprehet se seksi është gjëja më e bukur, ndërsa besimi për të duhet të jetë i maksimal, pasi siç thotë ai, është burrë i pjekur dhe i pëlqen të bëj dashuriçka me vajzat e vogla, plus që seksin do ta bëj ngadalë-ngadalë.

Ti mos e çaj kokën. Vajza jote më është fiksuar. Shoqet e saj e kanë bërë shpejt këtë punë. Këtë ta jap me firmë. Ajo do çlirohet se ka shumë hormone, vajza ka nevojë për seks”, këshillon Agron Cane.

“E di si është puna e femrës, – vijon Agroni – si puna e Vasilikojit, sa më shumë ujë gjethja bëhet më e mirë, ndërsa femra sa më herët të kryej seks, aq më e freskët është”.

Agroni thotë se vajza nuk do pësojë asgjë gjatë marrëdhënieve seksuale, madje shton se 14-vjeçares do t’i pjellë kokoshi duke nënkuptuar të mirat materiale që do të përfitojë pasi ai të zgjidhet kryebashkiaku i Sarandës.

“Nuk dua të them shumë fjalë se mburrem, por po deshi Zoti dhe unë zgjidhem kryetar i Bashkisë, dije se vajza jote do shikojë të ardhmen”, shprehet Agron Cane.

Agron i kërkon nënës së vajzës së mitur të ketë besim, pasi nëqoftëse ajo (nëna) nuk ka besim njëherë, atëherë vajza nuk do të ketë dhjetë herë.

Gjatë investigimit, Agroni i është lutur dy herë A. B., t’i telefonoj 14-vjeçares të vij në zyrë, pasi thjesht do ta përgatisi për aktin final.

Ti vajzën e ke në kontroll të plotë. Unë të shikoj në sy. Në kontrollin tënd ajo do të jetë nxënësja jote, prandaj telefonoj të vij, unë e pres me padurim”, thotë Agron Cane.

Në vijim të bashkëbisedimit, Agroni tregon se në zyrën e tij me dhjetra femra janë lutur për të bërë seks me të, por nuk i ka pranuar, pasi thotë se nuk është manjak seksual.

“Unë nuk jam manjak, pasi kam një grua në shtëpi. Mua më pëlqen gjëja e bukur dhe këtë e bëj me kënaqësi”, rrëfen Agron Cane në kamerën e fshehtë.

EPILOGU

Nuk ka gjë më të rëndë për një nënë të dorëzoj me dorën e saj nderin e familjes, madje kur këtë e kërkon një përves si sekretari i deputetit të majtë të Qarkut të Vlorës.

“Abuzimi me pushtetin dhe me njerëzit në nevojë është krimi më i rëndë që i bëhet shoqërisë”, thotë një psikologe nga Saranda, e cila për të respektuar anonimitetin e vajzës 14-vjeçare preferon të mos identifikohet.

Sipas saj, ky pervers, njëherazi pedofil, nuk e ka vendin në shoqëri.

“Agron Cane ligjërisht nuk mund të dënohet me burg, pasi ai nuk ka kryer vepër penale, por moralisht e meriton një ndëshkim, pasi kemi të bëjmë me njerëz krejtësisht të papërgjegjshëm dhe me imoralitet të dobët”, thotë psikologja pasi pa me vëmendje kamerën e fshehtë.

Psikologia thekson se këto ngjarje nuk kanë zbulueshmëri qysh në zanafillë, pasi këto episode ndodhin në rrethana dhe në kushte të paimagjinueshme.

“Agron Cane është personi që ka prirje në këtë “fushë”, pasi disa dekada më parë, kur ai ishte kryekomandant i brigadës në Sarandë është identifikuar për një ngjarje të tillë, por u mbyll me një vërejtje, për të mos diskredituar atëherë ushtrinë shqiptare”, tregon psikologia, rreth 50 vjeçe.

Më tej, psikologia thotë se Agron Cane në këtë histori është fatkeq, ndërsa Koço Kokëdhima është i keqardhur, pasi ka zgjedhur njeriun e gabuar.

“Nuk dua ta besoj se Koço Kokëdhima e ka bërë sekretar për të “masakruar” vajza të njohma apo të gjunjëzoj nënat në nevojë, por atij nuk i falet që ka lejuar atë të abuzoj me besimin e tij. Kjo është e pafalshme”, thotë psikologia.

Për psikologen, kjo histori duhet të jetë mësim për çdo punonjës të administratës shtetërore, pasi në thelb institucionet funksionojnë për të mbrojtur njerëzit në nevojë dhe jo për t’ju “rrëmbyer” vajzërinë 14-vjeçareve, si rasti i Agron Canes.

“Agroni gëzon një moshë që nuk i falen gabimet, pasi nuk ka kohë të korrigjohet, por krejt kundër ndodh me një 14-vjeçare. Ajo është e vështirë të integrohet për shkak se i ke vjedhur fëmijërinë. Një traumë shpirtërore kërkon dekada të shërohet”, shpjegon psikologia. Turp!”, përfundon ajo.

Leave a Reply