Falenderoj Presidentin Nishani e ju bej thirrje kryekomunareve te mblidhemi per versionin e ri te ndarjes territoriale

Home » Aktualitet » Falenderoj Presidentin Nishani e ju bej thirrje kryekomunareve te mblidhemi per versionin e ri te ndarjes territoriale

By Redaksia on August 23, 2014. No Comments

eduard-ndocaj-300x225 (1)Eduart Ndocaj

Kisha 12 muaj qe s’degjoja lajm me te mire se sa kthimi nga Presidenti Nishani i Reformes te Ndarjes Territoriale. Ky eshte lajmi me i mire per Shqiperine, Mirditen dhe Lezhen. Nje grup antimirditoresh e lezhjanesh deshen t’i deskriminojne keto zona ekonomikisht, politikisht e ne drejtim historik.
Njerez pa dinjitet sic jane ata qe e hartuan kete gjeme per Mirditen, Lezhen e gjithe Veriun duke bere te mundur keshtu ndarjen Veri-Jug moren nje pergjigje te forte nga Presidenti i Republikes, i cili eshte garanti i Kushtetutes e unitetit kombetare.
Z. Nishani, Presidenti i Republikes i degjoje me ne fund ankesat tona letigjitime dhe ne emer FDSH e falenderoj perzemerisht per kete akt sa patriotik e demokratik ne te njejten kohe.
Me kete rast, per te mijten here gjeje rastin tu bej thirrje te gjithe politikaneve e deputeteve te Veriut, pa dallime ideologjike e politike te bashkohemi se bashku per te prezantuar kerkesat tona ne lidhje me ndarjen e re territoriale si dhe te japin versionin tone se si duhet te jete ajo.
Gjithashtu, i kerkoj publikisht z. Nishani, Presidentit te Republikes te gjej kohen e mundesine qe te takohet me ne per ta falenderuar per kete akt kushtetues si dhe per te prezantuar kerkesat tona e versionin tone te nje ndarje territoriale jo deskriminuese e ne sherbim te interesit kombetar.
I bej thirrje edhe Gjok Jakut, te emeruarit si pergjegjes per ndarjen territoriale per Qarku Lezhe qe te mbledhe te gjithe kryekomunaret, intelektuale e politikane te ketij qarku per te prezantuar nje platforme serioze e cila do i prezantohet Presidentit te Republikes, Parlamentit dhe Qeverise.
Ne, mirditoret e lezhjane jemi te hapur per negocim e per te bashkebisedime, por jo per te perdorur per qellime qe nuk jane ne interes te banoreve te ketyre zona.

Leave a Reply