FDSH reagon: Godina e Normales se Elbasanit nuk mund te rrembehet nga Janullatus per shovinizmin grek

downloadNe nje Shqiperi, te mjere, te pazot, skandalet nuk kane te sosur. Disa behen publike e disa te tjera mbeten ne heshtje. Keto dite te nxehta nga Skandali i Turpshem i Sekretarit te Kokedhimes ne Sarande, At Nikolla Marku permes nje deklarate ka denencuar nje skandal tjeter te rende. Sipas At Nikolla Markut, Janullatus po rremben Normalen e Elbasanit per ta kthyer ne nje qender te shovinizmit grek.

Ja cfare deklaron nder te tjera At Nikolla Marku:..Janullatos, kërkon të ktheje shkollën Normale te Elbasanit që është godinë e arsimit kombëtar shqiptar dhe pronë e historisë sonë intelektuale shqiptare, në një qendër të shovinizmit grek me pretekstin se ka qenë dikur Metropoli e Kishës…

FDSH e denon ashper kete akt dhe do te mbeshtes At Nikolla Markun si dhe qytetetin e Elbasanin qe nje akt i tille te mos ndodh.

Duhet te theksojme se Kisha Ortodokse nen drejtimine  Janullatusit, nen pretekstin fetar po grabit pronat shqiptareve sic ishte rasti i Permetit.