Fuga: Punësimi kalon nëpërmjet partive politike, deputetëve dhe zyrave të tyre

Home » Aktualitet » Fuga: Punësimi kalon nëpërmjet partive politike, deputetëve dhe zyrave të tyre

By Redaksia on August 17, 2014. No Comments

Fuga: Punësimi kalon nëpërmjet partive politike, deputetëve dhe zyrave të tyre

Profesor Artan Fuga ka reaguar në lidhje me skandalin e sekretarit të Koço Kokëdhimës, që kërkon favor seksual me një vajzë të mitur në këmbim të një vendi pune, në zyrën e Partisë Socialiste.
Duke ironizuar situatën në Shqipëri, Fuga shprehet se problemi i vërtetë qëndron tek fakti që në vendin tonë përpjekja për të zënë një vend pune kalon nëpërmjet politikës.
“Lajm nuk është se një gjashtëdhjetëvjeçar dëshiron të bëjë seks me një katërmbëdhjetëvjeçare. Ka plot pedofila nëpër rrugë. Lajm nuk është edhe tentativa për abuzim seksual për të ofruar privilegje ose shërbime publike. Abuzues ka në cdo cep.
Puna është se kemi një sistem që përpjekja për punësim kalon nëpërmjet mekanizmave politikë, nëpërmjet shkëmbimit me vota, nëpërmjet trafiqesh elektorale, dhe jo nëpërmjet tregut dhe kritereve formale për punësim. Këtu është problemi.
Problemi flagrant është ai që kryhet në dritë të diellit, punësimi kalon nëpërmjet partive politike dhe deputetëve dhe zyrave të tyre.
Seksi është pasojë, si qershia mbi tortë. Në mos kërkoftë seksin e gocës, do të kërkojë votën. Ku është ndryshimi vecse e para është e paligjshme kurse e dyta bëhet mbështetur në ligj. Mos u jepni pas skenave erotike që nuk bëjnë vecse zhvendosin problemin atje ku është vetëm pamja libidinale dhe spektakulare e tij. Erotika nuk fsheh dot politikën”, shkruan Fuga në reagimin e tij.

– See more at: http://www.sot.com.al/politike/fuga-pun%C3%ABsimi-kalon-n%C3%ABp%C3%ABrmjet-partive-politike-deputet%C3%ABve-dhe-zyrave-t%C3%AB-tyre#sthash.5sdRJ6ta.dpuf

Leave a Reply