Gega: Cane pasi më kërkoi seks, donte dhe vajzën

Home » Aktualitet » Gega: Cane pasi më kërkoi seks, donte dhe vajzën

By Redaksia on August 18, 2014. No Comments

Gega: Cane pasi më kërkoi seks, donte dhe vajzën

Gruaja që denoncon me fakte sekretarin e Koço Kokëdhimës në Sarandë, Elvira Gega ka thënë për mediat se si është njohur me Agron Canen dhe se si ai i ka kërkuar favore seksuale me të e më pas me të bijën.
Ajo më tej shprehet se takimi i tij me vajzën e saj ka qënë krejt rastësor, një ditë kur kthehej nga mjeku, pasi vajza kishte problem me shëndetin, mungesë hekuri, siç thotë ajo.
“Po. Pasi kisha biseduar me Koço Kokëdhimën për punë më ka drejtuar tek personi që është, (nuk mund t’ia zë emrin). Kokëdhima i ka thënë atij se, do merresh me ketë cështje se është për ndihmë. Pastaj kam takuar vetëm zotin Cane. U futa në një punë, gjatë kohës që punoja pata probleme, pasi puna ishte shumë e rëndë, bëja një punë që nuk ishte për një grua, mu shkaktuan probleme shëndetësore, shëndeti po përkeqësohej. I shkova në zyrë përsëri zotit Cane dhe i thashë që s’mund ta vazhdoj atë punë pasi është e rëndë. Me tha vazhdo atje sa të të gjej një vend pune tjetër. Hera tjetër që u përballëm sërish në atë zyrë i qava sërish hallin.
Zoti Cane nuk mu shpreh që do më gjente punë, por ka shprehur direkt faktin që nëse ti do diçka e arrin vetë je grua e zonja…Ka kërkuar marrëdhënie seksuale me mua. I kam thënë do bëj sikur nuk e dëgjoj këtë fjalë. I thashë kjo fjalë ngelet këtu brenda se është zyrë pune… Për një kohë të gjatë nuk i shkova.. me tha a e mendove? Hera e fundit se si ndodhi problemi… “- thotë Gega.

 

Leave a Reply