Gjermania dhe BE nuk jane te sinqerta me Ballkanin Perendimore e sidomos me Shqiperine 

Home » Aktualitet » Gjermania dhe BE nuk jane te sinqerta me Ballkanin Perendimore e sidomos me Shqiperine 

By Redaksia on August 29, 2014. No Comments

1513826_581803695234257_2048387710_nAlban Daci

Shume entuziazem pati Konferenca e Berlinit ku Rama u gezu shume, sepse beri nje foto ne krah te Kancelares Merkel. Une, jo vetem nuk jam entuziaste por jam realiste. Se pari kjo eshte thjeshte nje konference dhe duhet te presim kohen ne vazhdim per implementim. Se dyti kjo konference nuk ka thene asgje te re ne lidhje me integrimin, por ka rikonfirmuar ate qe eshte thene nga renia e murit te Berlinit se integrimi i Ballkanit Perendimore duhet te jete i shpejte.
Megjithate shpejtesia e integrimit te ketij Rajoni sic eshte deshmuar ne keto 20 vite le shume per te deshiruar. Pastaj, Merkel e Barrozo thane ne kete konference ate qe kane thene gjithmone se integrimi i vendeve te Ballkanit Perendimore ku eshte edhe Shqiperia varet nga proceset dhe reformat qe do te nderrmarin keto vende. Pra, Gjermania dobio gjashten ua ka lene vete vendeve qe aspirojne ne kete integrim.
Pse Gjermania e BE nuk jane te sinqerta me vendet e Ballkanit? Pse kjo konference vjen pikerisht ne momentet me kritike te marredhenieve te Ukrahines me Rusine? Gjermania e BE jane shume te vonuara ne lidhje me Ballkanin Perendimore, te cilin e kane paragjykuar per shkak te historise, rracave e besimeve fetare. Ballkani perendimore vazhdon te jete si te themi “mish per top”.
Ballkani Perendimore duhet te jete kerthiza e Europes por edhe molla e sherrit. Ballkani Perendimore ka dhene prova se kur e perdor keq ja sheh sherrin e kur e perdor mire e gjitha Europa eshte ne paqe.
Mund te duket eufori, por Ballkani eshte ura lidhese me Lindjes e Perendimit, mes Europes e Azise.
Konferenca e Berlinit per mendimin tim nuk sjelle asgje te re, por vetem rikonfirmon tendencat e Gjermanise per te pasur nen hegjemoni gjithe kontinentin Europiane e sic duket vetem Ballkani Perendimore i kishte mbetur jashte kesaj influence.

Leave a Reply