Gjermania: Erdogan lojë të dyfishtë, furnizoi ISIS me armë

Home » Aktualitet » Gjermania: Erdogan lojë të dyfishtë, furnizoi ISIS me armë

By Redaksia on August 19, 2014. No Comments

Është tashmë një konflikt i hapur diplomatik mes Gjermanisë dhe Turqisë. Ai shpëtheu pas çështjes së përgjimeve që shërbimi sekret gjerman BND ka kryer ndaj kryeministrit Erdogan dhe drejtuesve të lartë të shtetit turk. Por e përditshma gjermane “Bild” shkon edhe më tej. Ajo ka publikuar një shkrim të gjatë ku thekson se gjermanët i kanë përgjuar turqit për shkak se dyshonin në politikën e tyre “pro perëndimore” që prej vitit 2009. Sipas “Bild”, që i referohet burimeve të saj të brendshme, përgjimet janë intensifikuar gjatë shpërthimit të konfliktit në Siri.

Nga përgjigjet është mesuar se Turqia po bënte “një lojë me dy porta”. Ajo i kishte hapur fare kufijtë ndaj xhihadistëve që kërkonin të shkonin në Siri duke iu mundësuar atyre edhe lehtësira të tjera nëpërmjet shërbimeve të saj sekrete. Sipas gazetës, turqia u mundësonte grupeve radikale myslimane armë, municione dhe mjete të tjera nëpërmjet shërbimeve të saj sekrete.

Sipas të njëtajve burime ishin shërbimet sekrete amerikane që u kanë thënë gjermanëve se Turqia po luante një lojë të dyfishtë. Nga njëra anë fliste për politika “pro perëndimore”, nga ana tjetër mbështeste xhihadistët në Irak dhe Siri.

Pas protestave të Gezit, ngjarjeve të fundit në Turqi si edhe shpërthimit të skandalit të përgjimeve, marrëdhëniet midis dy shteteve janë të tensionuara.

Leave a Reply