Gjoke Uldedaj “Qytetar Nderi” i Kelmendit

Home » Aktualitet » Gjoke Uldedaj “Qytetar Nderi” i Kelmendit

By Redaksia on August 12, 2014. No Comments

received_m_mid_1407758168052_943d51482625e44124_0Komuna e Kelmendit ne Malesi te Madhe ka vlersuar me tutillin “Qytetar Nderi” ish deputetin e qarkut te Shkodres Prof.Dok Gjok Uldedaj, per kontributin e çmuar dhe perkushtimin e tij intelektual dhe politik per lartesimin e vlerave historike dhe atdhetare, traditave etnokulturore dhe ekonomike te krahines te Kelmendit dhe Malesise se Madhe nder vite ne zhvillimin e kesaj zone.
Ne nje ceremoni madheshtore e cila eshte organizuar ne vazhde te aktiviteteve te pervistshme qe organizohen ne kete zone per “Logun e Bjeshkeve” kane marre pjese deputete, drejtues vendor dhe banore te zones. Ndersa titulli zotit Uldedaj i eshte dorezuar nga kreu i komunes Kelmendit, z. Gjeto Dukaj. Ai ka vlersuar kontributin e tij, qe sipas kryekomunarit gjate kohes kur ka qene deputet Uldedaj i ka dhene nje tjeter zhvillim te madh zones se Kelmendit ne te gjitha drejtimet.
“Uldedaj i ka sherbyer shume Kelmendit dhe Malesise se Madhe, duke dhene shume nga vetja e tij per zhvillimin e vlerave qe ka zona jone.Fal tij jane kryer nje sere investimesh mjaft te rendeshishme. Ka qene iniciativa e tij qe Malesia e Madhe u vlersua nga Presidenti i Repubikes me titullin “Nderi i Kombit” e kjo duke i dhene nje tjeter zhvillim kesaj zone”- tha Gjeto Duka Kryetar i Komunes Kelmend
Nga ana tjetwer Gjok Uldedaj eshte shprehur i nderuar per vlersimin qe i eshte ber nga kjo zone, por ky titull sipas tij rrit me teper pergjisine per te kontribuar ne kete zone.
“Eshte vertete nje emocion sot ketu qe, une, vlersohem dhe respektohem nga Keshilli i Komunes dhe gjej rastin ta falenderoj kryetarin e komunes, z. Gjeto Dukaj, per nderin e madh qe me bene duke me bere pjese e Kelmendit.Te jesh qytetar nderi i Kelmendit eshte nje obligim dhe detyrim, pasi kjo zone eshte simboli i historise.Une, angazhohem ketu qe do jem nje bashkeqytar i mire i juaj”- tha Gjok Uldedaj
Gjatw mandatit te tij si deputet i Qarkut te Shkodres ne periudhen 2009-2013, Gjok Uldedaj i dha nje tjeter zhvillim kesaj zone ne te gjitha fushat, ku me lobimin e tij prane Qeverise Shqiptare, Shkodra mori nje vemendje te veçante, kete fakt tashme po e deshmon edhe vlersimi qe atij i eshte bere.

Leave a Reply