Gjuha shqipe nuk përfillet në ‘Mbrëmjet Strugane të Poezisë’ 

Home » Aktualitet » Gjuha shqipe nuk përfillet në ‘Mbrëmjet Strugane të Poezisë’ 

By Redaksia on August 19, 2014. No Comments

 Për shkak të anashkalimit të gjuhës shqipe, kreu i Komunës së Strugës do të bojkotojë manifestimin ‘ Mbrëmja Strugane  poezisë’. Për Selën është e papranueshme që të vijnë poet nga e gjithë bota dhe ta përdorin gjuhën e tyre, përderisa anashkalohet gjuha e komunitetit të dytë më të madh në vend. Këto ditë në qytetin e Strugës janë shpërndarë njoftimet për këtë organizim dhe përmbajtjen e saj programore, por vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze, duke anashkaluar kështu gjuhën shqipe.
“Mbrëmjet Strugane të Poezisë janë eveniment i rëndësishëm kulturor,  është një evitimet ndërkombëtarë, por nuk do të lejoj që të shkelin mbi dinjitetin tonë njerëz të cilët kanë probleme me identitetin e tyre, ne nuk e kemi një gjë të tillë. Mbrëmjet strugave të Poezisë do të bojkotohen nga ana e Komunës së Strugës, nga unë si kryetar i Komunës së saj, derisa nuk respektohet përdorimi i gjuhës shqipe në të.  Është e pakuptimtë të vihet dhe të fliten të gjithë gjuhët e botës  e nga ana tjetër të mos respektohet gjuha e shumicës së atij qyteti që është gjuha shqipe”, tha Ziadin Sela, kryetar i Strugës.

Sela kritikon ashpër qëndrimin e BDI-së rreth kësaj çështje. Sipas tij partia shqiptare në pushtet  nuk e ka pa të udhës që ë jap së paku një mbështetje deklarative.

“Unë si pushtet lokal e bojkotoj, ndërsa e çuditshme është qëndrimi i BDI-së si pjesë e qeverisë e cila aspak nuk e ka pa të arsyeshme së paku një përkrahje deklarative ta jap për këtë gjë, duke pas parasysh se janë pjesë e pushtetit qendror. Këto lloj politikash servile të cilat BDI-ja i bën  nuk shërbejnë për asgjë, por shërbejnë vetëm për përuljen dhe poshtërimin e shqiptarëve gjë që çdo dit po ndodh”, deklaroi Ziadin Sela, kryetar i Strugës.

Sipas Selës mos përdorimi i gjuhës shqipe në këtë organizim që vepron në kuadër të Ministrisë të Kulturës, dëshmon edhe një herë faktin se përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoni lë shumë për të dëshiruar. Ndryshe mbrëmjet strugave të poezisë këtë vit do të mbahen nga 21 deri më 26 gusht. Bedri Rexhallari

Leave a Reply