Gjykata mund të vendos votim të fshehtë: Janë blerë pesë deputetë të LDK dhe një i AAK-së?!

Home » Aktualitet » Gjykata mund të vendos votim të fshehtë: Janë blerë pesë deputetë të LDK dhe një i AAK-së?!

By Redaksia on August 22, 2014. No Comments

Blloku

Partia Demokratike e Kosovës e ka përgatitur deri në detaje skenarin se si ta marrë postin e kryetarit të Kuvendit dhe kësisoj ta përçajë edhe koalicionin LDK-AAK-Nisma.

Burime ndërkombëtare i kanë thënë Gazetës Blic se PDK i ka kërkuar kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, që të vendos që çështja e kryetarit të Kuvendit të zgjidhet me votim të fshehtë, duke e tejkaluar kështu ngërçin politik dhe prurjen kështu të një vendimi të “pranueshëm” për të gjithë.

“Ka shumë gjasa që Gjykata Kushtetuese e Kosovës të dal me vendim, që çështja e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të shkojë me votim të fshehtë. Pra, Gjykata Kushtetuese do të vendos asisoj që seanca e 17 korrikut të rikthehet nga fillimi dhe për kryetar të Kuvendit të shkohet me votim të fshehtë”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.

Ndërkohë, në një prononcim që e kishte dhënë para disa javësh për Gazetën Blic, nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, kishte thënë se partia e tij i ka numrat për formimin e qeverisjes së ardhshme.

Në këtë situatë, ky burim qartëson se PDK do të arrijë që të realizojë objektivat. Pra, do ta propozojë një kandidat i cili do të shkojë në votim të fshehtë. Në këtë situatë PDK i ka të paktën gjashtë deputetë nga partitë e Bllokut, kryesisht të LDK-së, 1 të AAK-së, që do të votojnë për kandidatin e PDK-së. /Gazeta Blic/


 

Leave a Reply