Hamburg eliminon Cottbusin, debuton Behrami

Home » Aktualitet » Hamburg eliminon Cottbusin, debuton Behrami

By Redaksia on August 18, 2014. No Comments

Hamburg eliminon Cottbusin, debuton Behrami

Hamburgu është kualifikuar tutje në Kupën e Gjermanisë pasi ka mposhtur Cottbusin pas ekzekutimit të penalltive. Valon Behrami luajti tërë takimin, derisa kjo ishte ndeshja e parë zyrtare në fanellën e Hamburgut.

Hamburgu është kualifikuar në 1/16 e finales së Kupës së Gjermanisë. Ekipi i Mirko Slomkas e ka eliminuar Cottbusin pas ekzekutimit të penalltive.

Koha e rregullt përfundoi 1:1, derisa edhe koha e shtesë përfundoi me rezultat të barabartë (2:2). Kurse, më të saktët nga penalltitë ishte ekipi nga Bundesliga.

Mesfushori kosovar, Valon Behrami luajti tërë takimin, derisa kjo ishte ndeshja e parë zyrtare në fanellën e Hamburgut që prej transferimit nga Napoli para dy javëve.

Ndërsa, për Cottbusin tërë ndeshjen e ka luajtur edhe reprezentuesi i Kosovës, Fanol Përdedaj.

Leave a Reply