Henri Cili dashnore e cdo pushteti por i mbytur ne borxhe!

Home » Aktualitet » Henri Cili dashnore e cdo pushteti por i mbytur ne borxhe!

By Redaksia on August 28, 2014. No Comments

UET, Megakioskë apo Piramidë? 1.2 milion dollarë borxh tek tatimet e Tiranës

Nga Elvi FUNDO

 

UET-i universiteti i Henri (Neim) Çilit, vazhdon të thellojë skandalet. Një investigim i thjeshtë dhe një raport kontrolli I Ministrisë së Arsimit, nxorën në pah shkelje ligjore, manipulime të opinionit publik, doktoratura për të huaj pa leje qëndrimi etj etj. Për çudi këto shkelje u minimizuan nga Qevera vetëm me disa vërejtje dhe kaq.

Fjala mëgakioskë, këtij universiteti i shkon bukur për shtat pas deklarimit të kryeministrit Rama, se po mbylleshin Kioskat e arsimit të lartë.

Po vetë UETN çfarë ishte?! Sipas kontrrollit të Ministrisë, edhe  vetëUET e meriton epitetin e Kryeministrit, madje edhe më tepër. Kjo për disa faktë që na sjell vetë raporti: Raportet  student –  pedagog; nga 1 me 20 që e kërkon ligji është 1 me 50; sipërfaqja për student, programet e reklamuara publikisht, janë pika e ujit në oqeanin e mashtrimit dhe paligjshmërisë, ku lundron UET, pasi shkeljet vazhdojnë me mungesën e regjistrave e  matrikulave.

Nuk mund të lihen mënjanë edhe 800 doktoraturat  që ky “universitet”, apo diplomimi i një shtetasi turk,  pa leje qëndrimi dhe certifikatë gjuhe…  dhe shumë shkelje të cilat vetë ministria i shkruan,  por nuk mer asnjë masë për ketë institucion.

Politikë serrviliste apo institucione të kapura nga UET !? Kjo bëhet e qartë hap pas hapi kur investigon.

Sllogani jemi kudo i UET vlen shumë;  atë e gjen në Bashkinë e Tiranës, në Qeveri, në PS, në PD etj etj.  Rremujë dhe interesa klienteliste pafund.

Këto në fakt janë thënë shumë herë, por sot po sjell një fakt tjetër të marë së fundi,  nga zyra e Tatimeve në  Tiranës.

Dokumenti  që po paraqisim, na tregon sesi Universiteti Evropian i Tiranës, ka krijuar një borxh prej 1.2 milion dollarë në këtë institucion, vetëm gjatë muajve të fundit të 2013 dhe në vazhdim.

Dokumenti është nxjerë nga sistemi I tatimeve dhe UET me NIPT – in përkates.  Siç shihet dhe në foto, universiteti i Çilit ka një borxh të stërmadh, të cilin tatimet nuk e mbledhin.

Tolerim apo klientelizëm  edhe nga ky institucion, për UET?!  Duhet të presim reagimin e institucionit  të taksave për Tiranën pas këtij publikimi, poër t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje.

Nuk është hera e parë për Çilin që të jetë superborxhli, pasi ai përflitet për rreth 15 milion euro të tjera të mara nga një bankë private, pa harruar qiratë dhjetëra mijë euro për godinat, por edhe të tjera investime për zgjerimin e UET. Investime që nuk të kujtojnë një universitet, kur shikon që ku  më e madhe  është kafeneja  sesa biblioteka.

Sot tatimet kërkojnë të rrisin të ardhurat, sulmojnë kioska, biznese të vogla, gjoba milionëshe për dikë që nuk ka deklaruar  një sasi të papërfillshme malli, ndërsa UET lejohet të akumulojë një borxh qindra  mijë euro apo mbi një milion dollarë.

Duke parë faktin e 1.2 milion dollarëve askush nuk mund të  habitet  kur Çili të deklarojë me zë e me shkrim:  Rama kryeministër i suksesshëm, doganat të suksesshme,  tatimet shumë  të sukseshme etj etj si këto.

Daljet e Çilit dhe propaganda e tij sapo kanë filluar në disa gazeta dhe së shpëjti priten edhe milionat për televizionet,  ku reklamat dhe financimi i tyre,  do sjellë transferimin e mijëra studentëve:  nga universitetet e mbyllura tek Megakioska e Çilit

Por asnjë reklamë dhe propagandë mediatike, për  borxhet dhe detyrimet që ka në shtet  nuk mund ta shpëtojë dot prej fjalës fjalës Piramidë.  Ndoshta reforma e fundit në arsimit e lartë do t’i  shërbejë shlyerjes së borxheve nga UET . Shpërblimi nga Neim Çili nuk do të vonojë me propagandë tatale në shërbim të qeverisë dhe tatim – taksave, ndoshta ndoshta edhe me blerje votash për të majtën, siç ka shërbyer më parë edhe për të djathtën.

Leave a Reply