Ide: Ndarja territoriale sjell nevojen per Senatin

Home » Aktualitet » Ide: Ndarja territoriale sjell nevojen per Senatin

By Redaksia on August 2, 2014. No Comments

Alban DaciAlban Daci

Me ndarjen e re administrative, shume krahina e zona, sidomos ne Veri dhe Jug rrezikojne shume. Ne Veri rrezikojne pefaqesimim parlamentare e ne Jug rrezikojne mundesin e shkeputjes. Meqe kemi 61 njesi, mendoje se duhet te behet edhe nje dhome tjeter e Parlamentit, Senati, qe te kete 61 anetare te zgjedhur per cdo njesi me vote te drejtperdrejte qytetare e me sistemin maxhoritar. Keshtu pushteti qendror do te ishte me ekuilibruar e zonat e krahinat me te perfaqesuara. Kjo dhome, Senati, do te ishte mjaft e rendesishme per Shqiperine, per shkak te karakteristikave as ka ajo, duke qene se gjysma e popullsise e Shqiperise jeton jashte, ne Diaspore e ne proporcion me popullsine ne vendet qe jetojme mund te vendosen kuota edhe per te pasur senatore ne senat. Gjithashtu, Senati, ne nje perspektive jo shume te larget do te ishte i domosdoshem ne rast te Bashkimit demokratike te Shqiperise me Kosoven.Disa mund te jene kunder kesaj ideje, duke menduar se mund te kete rritje te shpenzime. Une, them se ka nje zgjidhje alternative. Kjo zgjidhje eshte e thjeshte duhet te hiqen perfekturat dhe Pefekti si organ. Perfekti eshte nje figure qe eshte aplikuar ne Romen e Lashte, e cila ishte perandori dhe kishte nje territor mjaft te gjere per te kontrolluar e koordinuar e keshtu krijoi figuren e Perfektit, i cili perfaqesonte Romen, pushtetin e Romes dhe e koordinonte ate me pushtetet lokale. Gjithashtu, nuk duhet te harrojme periudhen Fashiste qe figura e Perfektit u transformua ne nje figure per te centralizuar pushtetin qendror burokratik. Ne fillim ne hartimin e Kushtetutes Italiane eshte menduar te hiqej figura e Perfektit, por lobet e Romes si dhe vlera historike e lane. Sot, kjo figure bie ndesht me vete konceptin e decentralizimit dhe sussidiaritetit. Gjithashtu, kjo figure cenon hapur autonomine e pushtetit vendor. Te mos harrojme realitetin poltiik shqiptar, ku forca fitues e qeverise kthehet ne nje autoritet te forte mbi gjithe territorin e keshtu figura e Perfekti kthehet ne nje gangster te pushtetit qendror me kompetencat e nje pashaj. Pra, vete “Ali e vete Kadi”. Sot, kjo figure eshte e terperme e ka nje sase te konsideruar shpenzimesh duke pasur parasysh se sa nje staf te mirefillte burokratik. Pra, nje senator do i kushtonte shume pak shtetit se sa nje perfekt e do te ta perfaqesonte me denjesisht zonen e vet.

Leave a Reply