Ivanovic: Me kane arrestuar per shkak te radikaleve shqiptar

Home » Aktualitet » Ivanovic: Me kane arrestuar per shkak te radikaleve shqiptar

By Redaksia on August 22, 2014. No Comments

Oliver_IvanovicDionis Xhafa

Lideri i Partisë Lidhja Qytetare e Serbisë, Oliver Ivanoviç është shprehur se shkak i arrestimit të tij janë radikalët shqiptarë. Sipas tij, akuzat që i janë ngritur nuk janë aspak të vërteta. Ivanoviç theksoi se është i pafajshëm dhe se kjo do të dëshmohet në gjykatë. Sipas tij, arrestimi i është bërë për të nxitur trazira të brendshme. “Është nxehur rasti i para 15 viteve nga i cili edhe UNMIK kishte hequr dorë pasi ishte e qartë se nuk jam fajtor”, ka thënë Ivanovic. Ai u aka hedhur fajin “qarqeve nacionaliste radikale shqiptare”, të cilat, sipas tij, po gjykohen sot nga ndërkombëtarët dhe se për të bërë balancën, duhej arrestuar dhe një serb. Ivanoviç ka shtuar se ditët në paraburgim, po i kalon duke bërë palestër dhe duke lexuar shtypin e Prishtinës dhe të Beogradit. Oliver Ivanovic akuzohet per krime lufte ndaj shqiptareve gjate Luftes se Kosoves.

Leave a Reply