Ja pasuria e liderëve të Ballkanit

Home » Aktualitet » Ja pasuria e liderëve të Ballkanit

By Redaksia on August 25, 2014. No Comments

lideret_shteteveTë gjithë liderët e shteteve që dikur kanë qenë nën ish-Jugosllavi, e kanë pagën mujore minimalisht mbi 1.000 euro në muaj. Së paku nga ana financiare askush nuk bie nën këtë shumë. Kryeministri me pagën më të ulët në hapësirën e shteteve të dala nga ish-Jugosllavia, rezulton të jetë kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ai merr në muaj një pagë jo më të madhe se 1.070 euro në muaj. Presidenti i shtetit serb, Tomislav Nikoliç merr një pagë po ashtu modeste për një kryetar shteti, në shumën e 1.270 eurove. Kryeministri i Bosnje Herzegovinës, Vjekoslav Bevanda merr një pagë të ngjashme me atë të kreut të qeverisë së Serbisë, pra 1.700 euro në muaj. Presidenti boshnjak, Bakir Izetbegoviç, ka një pagë të kënaqshme, prej 3.180 eurosh në muaj. Kryeministri i Kroacisë, Zoran Milanoviç merr për një muaj 2.700 euro, ndërsa presidenti i shtetit kroat merr 3.300 euro në muaj. Kryeministrja e Sllovenisë, Alenka Bratusek merr një pagë prej 4.700 eurosh në muaj, e presidenti i shtetit kroat merr 2.700 euro në një muaj punë. Ndërkaq, kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, merr pagën prej 1.300 eurosh në muaj, e presidenti Gjorce Ivanov paguhet me 1.500 euro në muaj. Kryeministri i Malit të Zip o ashtu merr vetëm 1.300 euro në një muaj, e presidenti i kësaj republike, Filip Vujanovic merr 1.650 euro në një muaj punë. Dionis Xhafa

Leave a Reply