Ja pse heshtin mediat me Fullanin

Home » Aktualitet » Ja pse heshtin mediat me Fullanin

By Redaksia on August 3, 2014. No Comments

Shkruar ne Fb nga Gazetari Artan Hoxha

 

…dhe yjet rrine e veshtrojne….Nje miku im, qe po ndjek me vemendje zhvillimet e diteve te fundit me ceshtjen Fullani, dhe sidomos heshtjen e plote qe ka perfshire eliten politike dhe mediat kryesore ne vend(kryesisht ato me licence kombetare) me pyeti i habitur. Si shpjegohet qe asnje tv kombetar, gazetat e PD, PS, LSI, nga RD, ZP, Integrimi, analistet me me emer dhe te kudondodhur ne vend, moderatoret me te paguar qe moderojne ne oraret me te ndjekura dimer-vere, nuk po thone asnje fjale per Fullanin dhe nuk po shkruajne asnje rresht?!!!! Fillimisht u mata ti them mikut tim se te gjithe keta, te cilet i permende me larte, nuk i kam degjuar te flasin kurre para se te flase, Berisha, Meta, Rama. Jo se nuk dine c’te thone pa folur baballaret e kombit, dhe se kane frike mos ia fusin kot, por e bejne ne shenje respekti per ta.
I perfshire nga fryma e heshtjes se pergjithshme ne lidhje me kete ngjarje edhe une vendosa te hesht duke i derguar mikut tim keto foto te diteve te fundit ne plazhin e Dhermiut(per ti treguar me fakte si eshte verteta), ne perpjekje per te justifikuar heshtjen e tyre ne lidhje me grabitjen e Bankes se Shqiperise. Nga qe jane te gjithe me pushime mbase nuk u ka mjaftuar koha per te thene ndonje fjale ose shkruar ndonje rresht. Por sapo te kthehen nga pushimet, jam i sigurt se do ta marrin situaten ne kontroll dhe do na shuajne kureshtjen me opinionin e tyre.
Ne mungese te tyre na ka mbetur barra ne te rinjeve qe nuk ia themi fare per diplomaci por i presim drute shkurt dhe nuk eshte cudi qe “shkelim” ne derrase te kalbur. Ku i dihet, mbase dhe ne mund te benim te njejten gje, nese do ishim duke bere plazh me guvernatorin.
Ne foton e pare:
Fullani eshte duke shijuar ujin e Jonit sebashku me moderatorin e njohur Blendi Fevziu dhe me pronarin e TV KLAN Aleksander Frangaj.
Ne foton e dyte:
Fullani eshte ne shoqerine e gazetareve te njohur Andi Bushati drejtuesi i emisionit Zone e Lire, Armand Shkullaku drejtor i ABC NEWS, Blendi Fevziu drejtues i emisionit kryesor politik ne vend Opinion.

foto di Artan Hoxha.
foto di Artan Hoxha.

Leave a Reply