Kaç Islami: Isha mirë e bukur në Francë, erdha këtu në halenë e Europës. Edi Rama ka qenë Erik Fullani i komunizmit

Home » Aktualitet » Kaç Islami: Isha mirë e bukur në Francë, erdha këtu në halenë e Europës. Edi Rama ka qenë Erik Fullani i komunizmit

By Redaksia on August 30, 2014. No Comments

Ai thotë se i pëlqen që të provokojë dhe të shohë se çfarë thonë njerëzit.

Megjithatë, ai thotë se komentuesit janë shtabet e Erion Veliajt dhe Saimir Tahirit.

Deputeti demokrat duket shumë i revoltuar, kur pyetet nëse ka pranuar lëmoshën e Sali Berishës për t’u bërë deputet.

“E di se çfarë kam hequr unë gjithë këto vite? Unë isha mirë e bukur në Francë dhe mora gruan, fëmijët me gjithë lecka dhe i solla këtu në halenë e Europës. Erdha këtu me parfum francez dhe pastrova mutin e babait të Ditmir Bushatit, të Ledi Shamkut, të gjithë atyre që i mban sot afër Edi Rama.

Me Sali Berishën u bashkova për t’i treguar këtij vendi se Rama është më i keq se Berisha. Ai të paktën nuk të lë të vdesësh,” thotë Kaçi.

“Unë ia kam thënë Edi Ramës edhe në parlament, se që të jesh pervers nuk do të thotë yë jesh antikomunist.

Edi Rama ka qenë një fëmijë dhe një djalë i privilegjuar në rininë e tij. Po të pranosh të mos marrësh parasysh kontekstet e dy kohërave të jetuara, pa dyshim Edi Rama ka qenë Erik Fullani i komunizmit. Asnjë dallim me djalin e Fullanit nuk do kish pasur po të ishte sot i ri”.

Leave a Reply