Kater ceshtje qe lidhen me xhihadin ne Kosove

Home » Aktualitet » Kater ceshtje qe lidhen me xhihadin ne Kosove

By Redaksia on August 21, 2014. No Comments

10471149_685247961556496_6680922309823014750_nAlban Daci

Sot, ka probleme te ndryshme qe lidhen me termin xhihad e kjo per faktin, se ka interpretime te Kuranit sipas qejfeve dhe mbi te gjitha segmente te caktuara e lidhin kete fjale me pushtetin dhe luften qe sipas disave perdoret per pushtet mysliman. Po te marrim shtruar feja islame duke qene qe eshte i vetmi besim qe nuk ka hirarki, do te thote se pushtetin nuk e pranon si filozofi.
Gjithashtu edhe lufta eshte e papranueshme per myslimanet dhe eshte e mundshme vetem per mundesi mbrojtje duke mos ekzagjeruar aksionet dhe nuk perjashtohet mundesia e faljes.
Kohet e fundit po flitet shume per xhihad kosovar. Disa e perdorin si argument pozitive e disa si pretekst per te sulmuar Kosoven.
Ne Kosove nuk kemi levizje xhihadiste, por kemi nje shoqeri ne tranzicion dhe ne kerkim te nje identiteti. Xhihadi i ashtuquajtur kosovar lidhet me kater fenomene:
1. Mungesa e politikave te sukseshme sociale. Kosova ka nje varferi te madhe e nje mungese totale te institucioneve shteterore. Papunesia eshte ne shifra alarmante. Ne keto rrethana, interesa te huaja permes fondacioneve te ashquajtura bamiresie, rekrutojne te varfert kunder ndihmes ekonomike si dhe mundesise se jetes se pertejme ne parajse.
2. Besimi mysliman kosovar nuk eshte ne doren e kosovareve, por nen ndikimin e te huajve. Shpesh degjoj neper web-site e facebokk video te ligjeratave te hoxhallareve kosovare qe jo vetem jane jashte realitetit te shoqerise shqiptare, por jashte cdo realiteti njerezore. Madje, disa nga keto hoxhallare nuk e kane problem tu diktojne qytetareve edhe si duhet te sillen ne diten e marteses.
3. Shumica myslimane e popullsise se Kosoves ka qene probleme gjithmone per interesat antishqiptare. Madje, nje problem i madh ka qene edhe per Serbine dhe per politikat e saj shoviniste ne Kosove e me gjere.
4. Akiviteti i disa kosovareve qe po bejne lufte xhihadiste ne Siri apo Irak jane aksione sporadike te pergjegjesise individuale.
Ne Irak e Siri nuk ka vetem kosovare, por ka edhe nga Europa veriore. Ka plot luftetare te ISIS te kapur nga kurdet te cilet te penduar tregojne se si ju bejne lavazh truri qe te ishin te gatshem te vrisnin edhe familjaret e tyre.
Megjithate, nese Kosova vazhdon te kete probleme me formimin e qeverise, mungeses te deshires per te bere reforma sociale e mungesen objektivit per te bere shtetin e se drejtes, aksionet sporadike te ashquajtur xhihadiste kosovare si dhe nen ndikimin e politikave antishqiptare mund te kthehen ne fenomen serioz e te rrezikshem per Kosoven.

Leave a Reply