Konflikti ne Ukrahine, takimi i Putin-Poroshenko pa rezultat

Home » Aktualitet » Konflikti ne Ukrahine, takimi i Putin-Poroshenko pa rezultat

By Redaksia on August 26, 2014. No Comments

putin_poroshenko
Një takim i presidentëve të Ukrainës dhe Rusisë në Minsk të Bjellorusisë nuk arriti t’i japë fund konfliktit në Ukrainën lindore, i cili që nga muaji prill ka lënë të vrarë më shumë se 2 mijë njerëz. Bisedimet e sotme përfunduan me lista kërkesash, në vend të një armëpushimi, siç kishte bërë thirrje Kancelarja gjermane Angela Merkel.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i kërkoi Ukrainës të mos shkallëzojë luftimet në pjesën lindore të vendit. Ai kërcënoi gjithashtu me hakmarrje ekonomike nëse Kievi vë në jetë marrëveshjen tregtare të nënshkruar me Evropën në muajin qershor.

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko i kërkoi Rusisë të ndalë furnizimin me armë të kryengritësve në Ukrainën lindore, gjë që Moska vazhdimisht e mohon. Pak orë para takimit me presidentin e Rusisë Vladimir Putin, Ukraina publikoi një video të ushtarëve rusë të kapur në territorin e saj.

Ukraina përsëriti akuzat se Rusia është e përfshirë drejtpërdrejt në kryengritje. Kievi njoftoi se 10 ushtarë të një divizioni parashutist rus u kapën të hënën në rajonin kufitar të Donbasit. Një burim në Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë tha se trupat kaluan padashje një sektor të pashënuar të kufirit, ndërsa ishin duke patrulluar.

Leave a Reply