Kryekomunari i Shëngjinit: Ministri gangster me favorite la bashki Urën Vajgurore të Bashkim Finos, është një turp i vërte

Home » Aktualitet » Kryekomunari i Shëngjinit: Ministri gangster me favorite la bashki Urën Vajgurore të Bashkim Finos, është një turp i vërte

By Redaksia on August 12, 2014. No Comments

cuci-salva-300x162Përfaqësuesit vendor të Partisë Demokratike në Lezhë u mblodhën pasditen e djeshme në zyrat e PD-së të qytetit për të deklaruar nismën për mbledhjen e firmave që do të mundësojnë një referendum vendor kundër ndarjes së re territoriale.

Në këtë takim mori fjalën edhe Salvador Kaçaj, kryetari i Komunës Shëngjin i cili njihet si mbështetës i fortë i PD-së.

I indinjuar për bashkimin e Shëngjinit me Lezhën Kaçaj tha se “Shëngjini po fshihet nga harta e Shqipërisë” në një kohë kur qeveria kërkon të ndërtojë portin e tij më të madhin në Ballkan.

Madje me ironi shtoi se për këtë projekt Shëngjinin e kanë vizituar 215 delegacione por natyrisht gjysma e më tepër janë tallur dhe kanë ngrënë peshk.

Ai nënvizoi se e askush nuk është pyetur për ndarjen e re territoriale, por kujtoi 2 telefonata që ”ministri gangster dhe me forforite ” i kishte bërë por që ai vetë nuk i ishte përgjigjur. Kaçaj iu drejtua në këtë mënyrë ministrit të Çështjeve Vendore, Bledi Çuçi, pasi siç e tha vetë nuk ia dinte as emrin.

“Shëngjini fshihet nga harta e Shqipërisë dhe lihet Ura Vajgurore, A e keni dëgjuar Urën Vajgurore të Bashkim Finos, që shtë një turp i vërtetë. Lihet bashki Klosi. Qeveria ka një prioritet. Prej një viti, kanë ardhur 215 delegacione, natyrisht gjysma e më tepër duke u tallur dhe duke grënë peshk për portin e ri të Shëngjinit. Pra qeveria do të ndërtojë portin më të madh të Ballkanit, nga ana tjetër e fshin Shëngjinin nga harta. Ky është një handikap që nuk ka as bazë ligjore dhe as njerëzore. Nuk është pyetur populli, një nga kryetarët e komune të dalë e të na thotë në është pyetur njeri. Nuk është pyetur asnjeri. Përveç atij ministrit gangster me favorite, nuk e di si quhet ai, që më ka thirrur dy herë në telefon por nuk jam përgjigjur. Mendoj se është një padrejtësi e madhe që ne do ta vëmë në eficiencë Kushtetutën dhe të shkojnë pranë qytetarëve dhe tu kërkojmë të bëjnë një referendum” tha Kaçaj.

Leave a Reply