Kujt i sherbeu shkaterrimi i Regjimentit Komando?

Home » Aktualitet » Kujt i sherbeu shkaterrimi i Regjimentit Komando?

By Redaksia on August 22, 2014. No Comments

IMG_1070864445003Blerim Vladi, ish Komando, Tetar e me disa misione jashte vendi e me disa mirenjohje e medalje

Presidenti duhet te marr kompetencat ne dore e te mbroje Ushtrine nga politikane te shitur e injorante, sepse ushtria nuk eshte kopesht femijesh apo cerdhe. Nje pyetje kam per ish drejtuesit e Ministrise te Mbrojtjes e ish Presidentit: kujt i sherbeu shkaterrimi i Regjimentit Komando? Pse amerikanet e kundershtuan shkaterrimin e Regjimentit Komando? Sepse ky Regjiment kishte treguar shqiptaret luftojne pa inferioritet si amerikanet per Paqen ne Bote. Regjimenti Komando gjate luftes se Kosoves ishte ne linjen e pare ne mbrojtjen e kufirit. Ishin Komandot qe patrullonin ne ate kohe rrugen Durres-Kukes, sepse s’kishte police. Komandot ishin perkrah amerikaneve ne Irak. Komandot ishin te parte ne Gerdec.
Misioni i ushtaraku eshte fisnike dhe me sakrifica te medha. Kur te tjere flejne ushtaraku eshte vigjilent diku duke kryer sherbimin. Megjithate, ushtaraku ne Shqiperi paguhet katostrafikisht pak. Ai edhe pse i sherben Atdheut, me rrogen qe merr nuk rrit dot femijet e tij e nuk mban familjen. Ky eshte nje poshterim qe i behet figures se ushtarakut.

Leave a Reply