Kur do marrin fund vdekjet ne miniera?

Home » Aktualitet » Kur do marrin fund vdekjet ne miniera?

By Redaksia on August 19, 2014. No Comments

10471149_685247961556496_6680922309823014750_nAlban  Daci 

Ka me shume se nje muaj qe eshte hapur debati i punetoreve te Qafe Molles. Edhe pse ceshtja e punetoreve te Qafe Molles ishte nje ceshtje kombetare e duhet te ishte ne rendin e dites, e mbajta veten dhe nuk nderhyra duke menduar se Mirditoret do e zgjidhnin ashtu sic duhet duke mbrojtur te drejtata e tyre. I vetmi person qe mbrojti te drejtat e tyre e qe doli ne balle ishte Eduart Ndocaj, por krejt papritur na hyri ne valle edhe Kol Nikolla. Ky i fundit sic pretendon ai, pas nje marreveshje suksesi mes punetoreve e firmes turke, arriti te nderpres protestat e te kthej ne pune punetoret. Une, personalisht dhe pa asnje interes personal ate marreveshje e quaj pa asnje vlere dhe ne kundershtim te interesave te punetoreve. Nuk eshte e veshtire per ta kuptuar, sepse Shteti rregullatori e pergjegjesi kryesore i zbatimit te kodit te punes nuk ishte as firmetar e as negocius. Pastaj, pas marreveshjes se arritur ngrihen shume pikepytje: kush mban pergjegjesi penale per vdekjen e punetoreve? Kush mban pergjegjesi per mos zbatim te sigurise se punes? Kush mban garanci per mos pagesen e rrogave? Kush mban pergjegjesi per trajtim jo te barabarte, se nje punetore turk ne rregulla paguhet sa pese punetore mirditore ne te zeze? Eduart Ndocaj u merzit shume, sepse sipas tij punetoret ishin mashtruar edhe kete here. Une, ne forme miqesore i thash: leri se ato kane bere zgjedhjen e tyre, por mos u merzit se do te kete te vdekur te tjere! Nuk kerkoja aspak vdekjen e tyre, sepse vdekja nuk i urohet as hasmit, por duke pare nga e kaluara isha i sigurt se asgje nuk kishte ndryshuar. Te marrim rastin e minieres se Bulqizes, ne te cilen ka pasur greva, protesta, por permes shantazhit e mashtrimit u eshte mbyllur goja minatoreve e vdekjet ne pune nuk kane pasur te sosur. Tashme kemi edhe dy minatore qe fatkeqesisht kane humbur jeten ne Martanesh! Atehere dua te di se cfare do te bejne kete here sindikatat? Cfare marreveshje do te mbyllin kete here? Cfare guximi do te kene qe edhe kete here te shkojne jo per te mbrojtur punetoret, por per tu mbyllur gojen! Gjithashtu, Erion Veliaj shume here eshte munduar te na mbush mendjen se vjen nga Perendimi, se vjen nga nje familje e varfer. Dua te di cfare do te bej kete here Erjon Veliaj? Do te bej ashtu sic beri me punetoret e Qaf Molles qe nuk mori as mundimin t’i takoje e t’i degjoje? Dikush duhet te kerkoje falje e duhet te jap publikisht doreheqjen! Kjo duhet te vazhdoje nga Ministri e deri tek kryetaret e perjetshem te sindikatave.

Leave a Reply