Kush e vrau demokracine?

Home » Aktualitet » Kush e vrau demokracine?

By Redaksia on August 5, 2014. No Comments

Alban DaciAlban Daci

Edhe pse data e 23 qershorit per disa mund te duket e harruar tashme, per shume qytetare qe votuan ndryshe e kerkuan ndryshe nuk eshte aspak e larget. Zgjedhjet e 23 qershorit nuk ishin zgjedhje te sovranit, por zgjedhje te:
-Shit-blerjes se votes
– Nevoja per rotacion pushteti
– Top Channel
Dy te parat i kemi diskutuar shume here, dhe mund te quhen te konsumuar edhe pse nuk ka vullnet nga qytetaret dhe nga politika per t’i ndaluar ne zgjedhjet e ardhshme. Kam bindjen e plote se dy fenomenet e para do te jene edhe me te fuqishme. Vota do te kete nje cmim me te larte, por do kete treg shitje e lufta per te mos ndodh rotacioni do te jete me e ashper.
Te flasim pak per fenomenin e trete, te cilin pervec meje, Adi Krastes e Kreshnik Spahiut nuk ka pasur askush guxim ta permend dhe nuk duhet ndonje mendje e madhe per ta kuptuar se pse.
Per Top Channel kam pasur nje simpati te madhe para se te kthehesha ne Shqiperi. Keshtu e kane edhe shqiptaret e tjere qe jetojne jashte. Mirepo kur u ktheva ne Shqiperi kuptova se nuk na qenka si na duket. Top Channel u be kanali televiziv me i rendesishem ne Shqiperi e kjo fale edhe ideve brilante, te ndjerit Hoxha, i cili mendjen e tij brilante ne fushen teelvizive e vuri ne sherbim te Kombit e shoqerise. Pas humbjes tragjike te jetes se tij gjerat ndryshuar e Top Channel nga nje albiter i demokracise shqiptare u kthye ne nje padron te saj. Mjafton te shikojme qendrimet e fundit et Fiks Fare apo edhe fushaten e fundit elektorale. Top- Channel me qendrimet e saj lobiste e klanore jo vetem vendosi kush do te fitonte zgjedhjet, por u kthye ne kanal televiziv i varur krejtesisht nga stafi i Rames dhe i te Majtes.
Te gjithe e mbani mend shprehjen e Rames kunder AK, se nga Shpiponja do ju kthej ne sorra ne qiellin shqiptar. Kjo nuk kuptonte se Rama do t’i kapte te gjithe drejtuesit e AK dhe aktivistet duke u bere ineksion per mutacion gjenetik, por Rama do te perdorte Top Channel, televizionin kombetare per te censuruar nje force te re politike. A eshte kriminale sjellja e Top Channel? Sigurisht cdo forme censure ne demokraci eshte akt kriminal qe minon drejtperdrejte vete proceset demokratike.
Top Channel mund ta urrente z. Spahiu! Edi Rama mund ta urrente z. Spahiut! Megjithate Top Channel nuk mund te urrente AK, e cilat ishte nje force politike e ndertuar nga te rinjte qe luftonin per nje Shqiperi me te mire? Pra, Top Channel duke censuruar AK censuroje mundesine qe brezi i ri te behej pjese e politike dhe e vendimarrjes.
A kishte moral ta bente kete Top Channel? Sigurisht qe jo, sepse shqiptaret jane aksioner te drejtperdrejte te ketij kanali televiziv duke paguar abonimin vjetor te paketes Digitalb. Mijera emigrante paguajne rreth 150 euro per cdo vit per te pare Top Channel e sigurisht duan te shohin nje kanal televiziv te lire e kombetare sic ishte ne kohen e Tanit. Pra, Top Channel me njeashmerine e tij vrau demokracine e shqiptareve e vazhdon ta vras edhe sot me metodat e tij te censures.

Leave a Reply